Përshkrim
Retinol Reboot Serum nga YL është një serum intensiv me retinol i cili ristrukturon lëkurën dhe redukton shenjat dinamike të moshës. Nxit prodhimin e kolagjenit, adreson vijat e holla dhe rrudhat, redukton bakteret shkaktare të akneve dhe balancon nivelet e lagështisë së lëkurës, për ti dhënë pamje të shndritshme, elastike e me teksturë të njëtrajtshme pa irritimin e padëshiruar prej retinoideve
Përmban:
• Retinaldehyde: vepron në ‘zemër’ të qelizave, përshpejton metabolizmin e tyre dhe nxit ripërtëritjen qelizore
• Ester Acidi Retinoik i Patentuar: vepron menjëherë duke stimuluar ripërtëritjen e shpejtë qelizore, pa shkaktuar irritime
• Tripeptide Bioimituedr nga Matrikine: shënjestron palosjen nasolabiale dhe rrudhat e thella horizontale në ballëdhe pranë faqeve. Vepron si nxitës retinoidi, pra përmirëson veprimin e tyre
• Ekstrakt Alga Kelp: ofron ‘mbushje’ dhe tendosje të menjëhershme të rrudhave
• Acid Hialuronik: hidraton, përmirëson densitetin e lëkurës dhe minimizon shenjat e dehidratimit
Përdorimi:
Aplikoni aq sasi sa lëshon vetë aplikatori i serumit në gjithë lëkurën në rutinën e darkës. Kur ta aplikoni, lëkura duhet të jetë plotësisht e thatë. Prisni 15 minuta dhe vazhdojeni rutinën me kremin hidratues. Sigurohuni që të aplikoni krem dielli gjatë ditës. Nuk duhet ta përdorni në të njëjtën rutinë me aktive të tjera si psh. eksfoliues, Vitaminë C, etj. por mund ti alternoni. Nuk lejohet në shtatëzani/gjidhënie
Për fillestarët: të përdoret 2-3x në javë në dy javët e para dhe më pas mund ta shpeshtoni përdorimin
Për përdorues të mëparshëm: mund të përdoret edhe çdo natë






