Haruharu Wonder Black Rice Moisture Deep Cleansing Oil është larës vajor i cili largon efektivisht makeupin, yndyrën dhe papastërtitë nga lëkura.
Larësi përdor vetëm nëntë përbërës thelbësorë për të pastruar në thellësi dhe rifreskuar lëkurën pa shkaktuar irritime. Vajrat e krundeve të orizit, ullirit, lulediellit, jojobës dhe farës së makadamias shpërbëjnë butësisht kremin mbrojtës ndaj diellit, papastërtitë sipërfaqësore, makeupin dhe yndyrën e tepërt, duke forcuar barrierën e lëkurës dhe duke balancuar raportin yndyrë-lagështi. Pas përdorimit, lëkura mbetet e butë dhe e hidratuar, pa ndjesinë e thatësisë apo shtrëngimit të tepërt.
Përbërësit kyç:
- Vaji i orizit: I pasur me acide yndyrore ushqyese (oleik, linoleik dhe linolenik) dhe antioksidantë. Qetëson dhe mbron lëkurën.
- Vaji i jojobës: Ka veti rregulluese të sebumit dhe formon një shtresë mbrojtëse dhe hidratues mbi lëkurë, duke e lënë të butë dhe elastike.
Përbërësit:
Oryza Sativa (Rice) Bran Oil, Caprylic/Capric Triglyceride, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Sorbeth-30 Tetraoleate, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Macadamia Integrifolia Seed Oil, Tocopherol, Ethylhexylglycerin








