-20%

Skin1004 Hyalu-Cica Water-Fit Sun Serum SPF50+ PA++++ (100ml)

Çmimi origjinal qe: 3200 L.Çmimi i tanishëm është: 2560 L.

Water fit sun serum është krem kundër diellit me teksturë të lehtë por hidratuese, i cili ofron mbrojtje të lartë dhe qetëson skuqjet gjithashtu. Nuk lë asbolutisht aspak shenja të bardha pas, nuk i djeg sytë dhe lë shkëlqim të bukur pas. I sigurt dhe i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës

Water Fit Sun Serum është krem kundër diellit XL me filtra kimikë i cili ofron mbrojtje të lartë ndaj rrezeve UV dhe hidraton lëkurën njëkohësisht, pa e rënduar apo yndyrosur aspak atë. Formula unike Hyalu-Cica qetëson lëkurën dhe stimulon shërimin e barrierës. Nuk i shkakton djegie syve, nuk irriton, perfekt për të gjitha llojet e lëkurës, madje edhe ato sensitive. E veçanta e formulës qëndron tek kombinimi unik i ekstraktit të Centella Asiatica dhe Acidit Hilauronik për qetësimim dhe hidratimin të lëkurës. Ky kombinim stimulon shërimin e barrierës së lëkurës dhe forcimin e saj.

Nuk përmban fragranca, alkool, vajra esencialë dhe nuk ti djeg sytë.
Përthithet shumë shpejt nga lëkura falë teksturës së lehtë.
I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës

Përmban:

  • Centella: Qetëson lëkurën nga irritimet, shëron barrierën e dëmtuar. Nxit sintezën e Acidit Hialuronik
  • Niacinamide: Stimulon prodhimin natyral të ceramideve (forcon barrierën), balancon yndyrën dhe zbeh hiperpigmentimin.
  • Ekstrakt i gjetheve të Camellia Sinensis: Një antioksidant i fuqishëm me aftësi mbrojtëse ndaj UV-së, anti-inflamatore dhe antimikrobike, i dobishëm në trajtimin e rosacea-s, akneve dhe dermatitit atopik
  • Tocopherol – Forma e pastër e vitaminës E; forcon lëkurën dhe mbron nga radikalet e lira
  • Ekstrakt nga gjethet e çajit jeshil – Një ekstrakt bimor që ka veti anti-inflamatore, antioksidante dhe antimikrobike.

Përdorimi:

Aplikoni mjaftueshëm produkt në lëkurë dhe tek qafa, si hap i fundit i rutinës suaj 20-30 minuta para se të ekspozoheni ndaj rrezeve UV. Të riaplikohet çdo 2-3 orë

Ingredientët:

Water, Dibutyl Adipate, Propanediol, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Polymethylsilsesquioxane, Ethylhexyl Triazone, Methylene Bis-Benzotriazolyl Tetramethylbutylphenol, Niacinamide, Coco-Caprylate/Caprate, Caprylyl Methicone, Diethylhexyl Butamido Triazone, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Butylene Glycol, Centella Asiatica Extract(9800ppm), Betula Platyphylla Japonica Bark Extract, Ginkgo Biloba Leaf Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Triticum Vulgare (Wheat) Sprout Extract, Medicago Sativa (Alfalfa) Extract, Brassica Oleracea Italica (Broccoli) Sprout Extract, Eruca Sativa Leaf Extract, Camellia Japonica Leaf Extract, Sodium Hyaluronate(10ppm), Behenyl Alcohol, Poly C10-30 Alkyl Acrylate, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Decyl Glucoside, Tromethamine, Carbomer, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Sodium Stearoyl Glutamate, Polyacrylate Crosspolymer-6, Adenosine, Xanthan Gum, T-Butyl Alcohol, Tocopherol, Hydrolyzed Hyaluronic Acid(1ppm), Inositol, Hyaluronic Acid(0.01ppm), Pentylene Glycol, Ethylhexylglycerin

Peshë
100 g/kg