-10%

La Roche Possay Effaclar K(+) 40ml

Çmimi origjinal qe: 2600 L.Çmimi i tanishëm është: 2340 L.

Krem hidratues në trajtë xheli me acide eksfoliues i cili hidraton sa duhet lëkurën e yndyrshme, redukton sebumin, përmirëson teksturën e pabarabartë dhe redukton shkëlqimin e tepërt

Effaclar K(+) është një hidratues eksfoliues i krijuar për lëkurë mikse/të yndyrshme me pika të zeza ose teksturë. I pasur me Acid Salicilik dhe LHA i cili pastron poret nga yndyra dhe nuk lejon që të oksidohen në pika të zeza apo të bardha. Përmban gjithashtu Vitaminë E me efekt anti-oksidues dhe kompleks anti-sebum [Carnosine + Airlicium ™]. Airlicium është një agjent matifikues që mund të mbajë deri në 4 herë më shumë yndyrë sesa pesha e formulës. Ato veprojnë në sinergji ndaj oksidimit të Squalaneve, duke garantuar lëkurë të pastër e të freskët. Formula minimaliste është e testuar dermatologjikisht dhe e përshtatshme për lëkurën sensitive.

Eksfolion, hidraton dhe ushqen lëkurën duke e transformuar në mënyrë progresive. Redukton yndyrën e tepërt, shkrin poret, përmirëson teksturën e lëkurës dhe i jep shkëlqim. Formula e lehtë si xhel përthithet shpejt nga lëkura, e hidraton sa duhet dhe nuk lë aspak ndjesi yndyre pas

Përdorimi:

Aplikoni mjaftueshëm sasi nga hidratuesi dhe masazhoni derisa të përthithet. Aplikojeni në mëngjes dhe darkë

Ingredientët:

qua/WaterPropylene GlycolOctyldodecanolDimethiconePEG-100 StearateGlyceryl StearareSalicylic AcidAmmonium Polyacryldimethyl Tauramide / Ammonium Polyacryloyldimethyl TaurateZinc PCASarcosineSodium HydroxideSilicaSilica SilylatePerliteCarnosineDisodium EDTACapryloyl Salicylic AcidXanthan GumPentylene GlycolAcrylates CopolymerCetyl AlcoholButylene GlycolTocopherolParfum/Fragrance
3T