Përshkrim
Lipikar AP+M Triple Repair Body Moisturizer është një hidratues riparues për trupin i cili hidraton, zbut teksturën e ashpër dhe riparon barrierën e dëmtuar falë përbërësve intensivë që përmban. Funksioni i tij i trefishtë ndihmon në balancimin e mikrobiomës së lëkurës, rivendos barrierën lipidike dhe i rikthen lëkurës lipidet e nevojshme për ta çliruar nga thatësia në mënyrë të menjëhershme. Ideal për gjithë familjen, madje dhe fëmijët, sidomos për ata me lëkurë sensitive. I rekomandueshëm dhe për pacientët që po i nënshtrohen kimioterapisë dhe rrezatimit. Megjithatë, konsultohuni me dermatologun para përdorimit për këtë qëllim
Përmban:
- Ceramide – janë lipide që gjenden natyralisht në lëkurën tonë. Riparon barrierën, pengon humbjen e lagështisë, mban lëkurën të hidratuar për një kohë të gjatë dhe suporton barrierën lipidike
- Gjalp Shea – përbërës i njohur për vetitë hidratuese, zbutëse dhe riparuese. E mban lëkurën të hidratuar për një kohë të gjatë
- Glicerinë – humektant i cili e tërheq lagështinë nga atmosfera dhe ia tejçon lëkurës
- Postbiotic Aqua Posae Filiformis – njihet ndryshe si vitreoscilla filiformi dhe është një përbërës i patentuar dhe ekskluziv i La Roche Possay (kultivohet tek uji termal). Është një postbiotik i cili ushqen mikrobiomën e lëkurës
Përdorimi:
Aplikoni mjaftueshëm sasi nga hidratuesi në lëkurë të pastër e të thatë dhe masazhoni derisa të përthithet. Mund të përdoret në mëngjes ose mbrëmje dhe sa herë ta ndjeni të nevojshme të hidratoni lëkurën. Rekomandohet të përdoret pas larësit La Roche Possay Lipikar Syndet AP+ Cream Wash 400ml
Ingredientët:













