Vitamin C12 Serum është një serum me 12% Vitaminë C të pastër, që zbeh dhe parandalon njollat, mbron lëkurën nga stresorët e jashtëm, rivitalizon, i jep lëkurës shkëlqim, zbeh linjat e holla dhe i jep lëkurës elasticitet dhe shkëlqim të bukur. E veçanta e serumit është se përmban dhe Acid Salicilik, i cili largon qelizat e vdekura, yndyrën e papastërtitë duke bërë që Vitamina C të depërtojë më thellë e të përthithet më shpejt. Gjithashtu, ndihmon në trajtimin e akneve dhe zbeh më shpejt shenjat post-akne. Ideal për të gjitha tipet e lëkurës, madje dhe për fillestarët. Ka teksturë ujore si emulsion që e hidraton dhe qetëson lëkurën gjithashtu
Përmban:
- 12% Vitaminë C – me veti të fuqishme anti-oksiduese, zbardhuese. Nxit prodhimin e kolagjenit, lufton linjat e holla, i jep lëkurës shkëlqim dhe elasticitet
- Acid Salicilik – eksfoliues i tretshëm në yndyrë i cili shkrin pikat e zeza, pastron poret, redukton yndyrën e tepërt, trajton aknet dhe shenjat post-akne, largon qelizat e vdekura nga lëkura
- Neurosensine – peptide me veti qetësuese
- Glicerinë – humektant i cili tërheq lagështinë nga atmosfera dhe ia tejçon lëkurës. Ka veti shumë të mira hidratuese dhe i jep serumit teksturë viskoze
- Acid Hialuronik – e rrit peshën e vet molekulare ndaj i mbush qelizat e lëkurës me lagështi, duke i dhënë pamje të tendosur, hidratim dhe elasticitet
- Ujë termal – i pasur në minerale të cilët forcojnë lëkurën, e freskojnë dhe kanë veti anti-oksiduese
Përdorimi:
Aplikoni mjaftueshëm sasi nga serumi në lëkurë të thatë dhe masazhoni derisa të përthithet. Përdoreni 2-3x në javë dhe më shpesh kur lëkura të ketë krijuar tolerancë (pas 2 javësh përdorim të rregullt). Mund të përdoret në mëngjes dhe darkë
Ingredientët:














