COSRX Low pH Good Morning Cleanser (150ml)

1400 L

Low pH Good Morning Cleanser është një larës xhel i cili krijon shkumë të pasur por që ruan barrierën e lëkurës nga dehidratimi njëkohësisht. Shkuma e pasur largon me efikasitet yndyrën e tepërt, papastërtitë dhe parandalon krijimin e pikave të zeza dhe të akneve duke qenë se përmban Acid Salicilik. Pavarësisht faktit që ka përqëndrim të ulët acidi, me përdorim të rregullt dhe afatgjatë jep rezultate të mira për të mësipërmet

Low pH Good Morning Cleanser është një larës i butë, destinuar për lëkurë mikse në të yndyrshme dhe ose jo akneike e formuluar me Betaine Salicylate (më delikat se acidi salicilik) dhe pemë çaji, eksfolion butësisht lëkurën duke parandaluar pikat e zeza & aknet
• pastron thellësisht por pa dehidratimin e zakonshëm që japin larësit me acide
• mund të përdoret çdo ditë
• mund të përdoret edhe nga llojet e tjera të lëkurës të cilat duan të eksfoliojnë
• përmban ekstrakt bimësh të ndryshme

Përdorimi:

Në lëkurë e duar të thatë, shtrydhni sasi nga larësi dhe krijoni shkumë për ta aplikuar më pas në gjithë lëkurën. Fërkojeni me delikatesë lëkurën dhe për benefite më të mira mund ta mbani larësin në lëkurë për disa sekonda. Më pas shpëlajeni dhe vazhdojeni rutinën si zakonisht. Mund të përdoret në mëngjes dhe darkë sepse nuk e irriton lëkurën

Ingredientët: