Needly Mild Cleansing Gel është një larës shkumues me pH të ngjashëm me të lëkurës sonë, i cili pastron lehtësisht e butësisht yndyrën e tepërt, grimcat e pluhurit, mbetjet e kremit të diellit dhe të grimit pa larguar yndyrën e nevojshme për barrierën dhe hidratimi nga lëkura. Formula përmban Acid Salicilik i cili mban nën kontroll aknet dhe nuk lejon formimin e pikave të zeza (pra pastron poret), kombinuar me ekstrakt nga lëvorja e Quillaja Saponaria me veti pastruese e hidratuese njëkohësisht. Perfekt për lëkurë normale/mikse ose të yndyrshme akneike
Përdorimi:
Aplikoni 1 shtypje nga larësi në duar të lagura dhe krijoni shkumë në duar e më pas aplikojeni në lëkurë të lagur (pas larësit vajor/balmit pastrues). Masazhojeni lëkurën për rreth 15-20 sekonda dhe më pas shpëlajeni. Ky larës ka sasi shumë të ulët Acidi Salicilik ndaj mund të përdoret përditë, në mëngjes dhe darkë
Ingredientët:
Water, Potassium Laureth Phosphate, Glycerin, Butylene Glycol, Potassium Cocoyl Glutamate, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, 1,2-Hexanediol, Quillaja Saponaria Bark Extract, Caprylyl Glycol, Sodium Cocoyl Glutamate, Coco-glucoside, Salicylic Acid, Polyglyceryl-10 Laurate, Sodium Cocoyl Isethionate, Sodium Phytate, Citric Acid, Sodium Citrate, Fragrance, Linalool















