NACIFIC Niacinamide Brightening Mask është një sheet maskë, me veti zbardhuese dhe balancuese.
Maska është e bërë nga celuloza e bambusë, që ngjitet mirë në lëkurë dhe është praktike. Përmban dhe ujë bambuje dhe acid hialuronik që hidratojnë lëkurën. Si përbërës kryesor ka Niacinamidet, të cilat njëtrajtësojnë tonin, kontrollojnë prodhimin e yndyrës dhe zvogëlojnë pamjen e poreve.
Përbërësit kyç:
- Niacinamide: Nxisin prodhimin natyral të ceramideve, zbehin hiperpigmentimin, zvogëlojnë poret.
- Acid Askorbik (Vitamina C): Antioksidant kryesor që rrit prodhimin e kolagjenit, zbeh njollat dhe pigmentimet dhe përmirëson mbrojtjen nga rrezatimi UV.
- Sodium Hyaluronate: Derivat i acidit hialuronik, i njohur për aftësinë e tij për të mbajtur deri në 1000 herë peshën e vet në ujë – si një sfungjer. Është një nga molekulat më të rëndësishme në matricën jashtëqelizore, substanca që i jep lëkurës elasticitet.











