Youth Lab Peptides Reload First Wrinkles Cream (50ml)

Çmimi origjinal qe: 5490 L.Çmimi i tanishëm është: 4940 L.

Krem hidratues anti-moshë i mbushur me peptide dhe ingredientë të tjerë hidratues të cilët së bashku parandalojnë shenjat e para të moshës, përmirësojnë nivelet e hidratimit dhe rrisin elasticitetin e lëkurës. Ka teksturë të pasur por jo-komedogjene e cila përhapet dhe përthithet shpejt por nuk ripet dhe shtresëzohet bukur me të gjitha produktet

Përshkrim

Krem hidratues me peptide i cili kontrobuon në mënyrë aktive në restaurimin e funksioneve rinore qelizore. Me veprimin anti-rrudhe dhe lifting, ndalon shenjat e para të moshës. Ndihmon në rikonstruktimin dhe përmirësimin e lëkurës, duke siguruar zbehjen e linjave të holla dhe rrudhave, për rikuperim dhe shkëlqim rinor. Për të gjitha llojet e lëkurës me shenja moshe pas +30 vjeç. Ndihmon në rritjen e elasticitetit të lëkurës pasi balancon prodhimin e kolagjenit

Përmban:

• Progeline ® (peptid imitues nga Efalin) – i shton elasticitetin lëkurës, redukton shenjat e moshës dhe rrudhat
• Kompleksi bioaktiv me Pantenol dhe Naringenin (nga frutat citrike): kontrollon faktorët pro-inflamatorë dhe ofron shpëtim të menjëhershëm, redukton humbjen e ujit transepidermal dhe mbron ndaj ndotësve të përditshëm
• Kompleks nga Matrikine: riparon shenjat e moshës, restauron funksionet rinore qelizore, etj.
• Niacinamide: i njohur për veprimin anti-oksidues dhe anti-inflamator, riparon dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira, restauron ndriçimin, ndërkohë redukton irritimet dhe hiperpigmentimin. Mbron barrierën epidermale, kufizon humbjen e hidratimit dhe stimulon prodhimin e kolagjenit
• Kompleksi me Qeliza Staminale ACB: ekstrakte natyrale botanike të bazuar në teknologjinë e qeliave staminale anti-aging
• Betainë: e cila vepron si nje osmombrojtës, ndihmon në mbrojtjen e proteinave dhe balancon hidratimin qelizor

Përdorimi:

Shtypni aplikatorin dhe aplikoni mjaftueshëm sasi nga produkti në lëkurë pas tonerit/serumit dhe masazhoni derisa të absorbohet. Mund të përdoret me të gjitha aktivet e tjera që mund të keni në rutinë, ditën dhe natën. Lejohet në shtatëzani/gjidhënie

Transporti në Tiranë 70 lekë, në rrethe 140 lekë.
Mbyll