6% Mandelic + 2% Lactic Acid AHA Liquid Exfoliant nga Paula’s Choice është një toner eksfoliues me acide të buta, i cili trajton aknet, redukton linjat e holla, rinovon lëkurën duke nxitur rigjenerimin qelizor (qelizat e vjetra të dëmtuara zëvendësohen me qeliza të reja të shëndetshme). Formula unike nuk shkakton irritim dhe ruan barrierën e lëkurës, duke e bërë këtë toner të përshtatshëm edhe për lëkurën sensitive. Rezultati? Lëkurë e butë, e pastër, e lëmuar, pa diskolorime dhe e shndritshme. Falë vetive eksfoliuese, lëkura do të jetë më e pastër dhe do ti absorbojë
Përmban:
- 6% Acid Mandelik: lloj acidi me molekulë krahasimisht më të madhe sesa acidet e tjera, i cili bie butësisht në lëkurë dhe targeton aknet (falë vetive anti-bakteriale), pa shkaktuar irritim
- 2% Acid Laktik: acid i cili përpos vetive të buta eksfoliuese, hidraton lëkurën gjithashtu. Perfekt për rigjenerimin qelizor të lëkurës mature
- Ekstrakt Yarrow: me veti qetësuese dhe anti-oksiduese, rinovon sipërfaqen e lëkurës
Përdorimi:
Në lëkurë të pastër e të thatë, aplikoni sasi sa një monedhë dhe përhapeni në gjithë lëkurën. Më pas, vazhdojeni rutinën me kremin hidratues. Nëse jeni fillestarë, përdoreni 1-2 herë në javë. Në rast se jeni përdorues të rregullt të eksfoliuesit, përdoreni 2-3 herë në javë. Nuk lejohet në shtatëzani/gjidhënie. Gjatë ditës aplikoni gjithmonë krem kundër diellit.
Ingredientët:


















