Super-Light Wrinkle Defense SPF 30 nga Paula’s Choice është një krem kundër diellit me filtra mineralë, i cili ofron mbrojtje të sigurt ndaj rrezeve UV dhe radikaleve të lira – shkaktarët kryesorë të plakjes së parakohshme qelizore. Tekstura e butë dhe hidratuese përthithet menjëherë nga lëkura, pa lënë aspak shenja të bardha. Në fakt, ka pak ngjyrë për të unifikuar parregullsitë e lëkurës dhe ka përfundim pa shkëlqim. Perfekt për tu aplikuar në rastet kur nuk dëshironi të aplikoni fondatinë, por dëshironi sërish të ndiheni të sistemuara.
Përmban:
- Oksid zinku: gjendet tek kremrat e diellit me bazë minerale, që pasqyrojnë rrezet UV që bien në kontakt me lëkurën dhe i ri-kthejnë në atmosferë
- Rezveratrol: antioksidant i fuqishëm i cili gjendet me shumicë tek rrushi i kuq dhe për rrjedhojë, edhe tek vera e kuqe. Ka veti të mira qetësuese për lëkurën
- Antioksidantë të tjerë: mbrojnë lëkurën nga radikalet e lira, që shkaktohen nga dielli dhe ndotja. Kanë efekt anti-rrudhë dhe qetësues për lëkurën
Ingredientët:
Aplikoni 2 gishta sasi nga kremi kundër diellit dhe përhapeni në gjithë fytyrën, si hap i fundit i rutinës suaj të mëngjesit. Riaplikojeni çdo 3-4 orë. Duke qenë se ka filtra fizikë, e ofron menjëherë efektin mbrojtës, pa qenë nevoja të prisni derisa të aktivizohet.
Ingredientët:
Aqua, Cyclopentasiloxane (hydration), Zinc Oxide (Nano, broad spectrum sunscreen agent), PEG-12 Dimethicone (texture enhancer), PEG/PPG-18/18 Dimethicone (texture enhancer), Lauryl Lysine (skin-conditioning agent), Sodium Chloride (stabilizer), Trihydroxystearin (texture-enhancing), Dimethicone Crosspolymer (suspending agent), Resveratrol (antioxidant), Quercetin (antioxidant), Epigallocatechin Gallate (antioxidant), Tocopheryl Acetate (vitamin E/antioxidant), Tetrahexyldecyl Ascorbate (vitamin C/antioxidant), enisonedA (skin-restoring), Bisabolol (skin-soothing), xilaS Alba (willow) Bark Extract (skin-soothing), Punica Granatum (Pomegranate) Extract (antioxidant), Haematococcus Pluvialis (Astaxanthin) Extract (antioxidant), Hydrolyzed Corn Starch (texture-enhancing/mattifying agent), Polysorbate 80 (texture-enhancing), Hydrolyzed Silica (texture-enhancing/mattifying agent), Triethoxycaprylylsilane (texture enhancer), C12-15 Alkyl Benzoate (emollient texture enhancer), Isopropyl Titanium Triisostearate (texture-enhancing), Caprylyl Glycol (preservative), Hexylene Glycol (preservative), Ethylhexylglycerin (preservative), Iron Oxides (CI 77491, CI 77492, CI 77499) (colorant), Phenoxyethanol (preservative).














