Transparent Lab Protect + Correct Serum (30ml)

2100 L

Serum anti-oksidues i pasur me ingredientë të cilët shpërndajnë radikalet e lira të cilat gjenden në lëkurë si rezultat i agresorëve të jashtëm dhe shkaktojnë plakje të parakohshme të lëkurës. Zbardh njollat dhe i jep lëkurës hidratim

Protect + Correct Serum është një serum antioksidant formuluar me Vitaminë A, C dhe E, Acid Ferulik, Turmerik dhe Resveratrol. Të gjithë këta ingredientë së bashku e bëjnë Protect + Correct Serum një serum me veti të larta anti-oksiduese dhe zbardhuese. Shpërndan radikalet e lira të cilat vijnë në lëkurë si rezultat i ndotjes, rrezeve UV, tymit të cigares, kimikateve dhe shkaktojnë dëmtime në qelizat e lëkurës duke përshpejtuar plakjen qelizore. Falë anti-oksidantëve, ne mund ta ruajmë në mënyrë të suksesshme lëkurën duke i ofruar shkëlqim dhe pamje të rigjallëruar

Përmban:

  • 5% Resveratrol të inkapsuluar – anti-oksidant i fuqishëm i cili gjendet tek vera e rrushi dhe që ofron mbrojtje të lartë ndaj radikaleve të lira, ka veti anti-inflamatore, zbardh lëkurën
  • 3% Acid Ferulik të inkapsuluar – forcon efektet anti-oksiduese të ingredientëve të tjerë
  • 3% Turmerik (shafran) – veti anti-inflamatore, anti-oksiduese e zbardhuese
  • 2% Kompleks vitaminash ACE – balancon tonet dhe i jep lëkurës pamje të shëndetshme

Përdorimi:

Aplikoni disa pika serum në lëkurë të thatë, në fytyrë dhe qafë dhe përhapeni derisa të absorbohet. Vazhdojeni rutinën me kremin hidratues dhe kremin e diellit gjatë ditës. Serumet anti-oksidues mund të përdoren si në mëngjes ashtu edhe në darkë mirëpo ne rekomandojmë përdorimin e tyre në rutinën e mëngjesit meqenëse ka veti mbrojtëse ndaj pluhurave, rrezeve UV, tymit të cigares e gjithë agresorëve të tjerë mjedisorë me të cilët hasemi gjatë ditës

Ingredientët:

Aqua (Water), Glycerin, Propanediol, Caprylic/Capric Triglyceride, Polysorbate 80, Prunus Amygdalus Dulcis (Sweet Almond) Oil, Sodium Ascorbyl Phosphate, Resveratrol, Ferulic Acid, Retinyl Palmitate, Squalane, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Adansonia Digitata Seed Oil, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Polyglyceryl-10 Laurate, Tocopheryl Acetate, Hydrogenated Phosphatidylcholine, Phosphatidylcholine, Mannitol, Cholesterol, Xanthan Gum, Carbomer, Tocopherol, Cetearyl Alcohol, Decyl Glucoside, Sodium Chloride, Sorbitan Oleate, Polysorbate 20, Beta-Sitosterol, Sodium Benzoate, Potassium Sorbate,Ethylhexylglycerin, Phenoxyethanol