The Ordinary Salicylic Acid 2% Solution (30ml)

1590 L

Serum eksfoliues me 2% Acid Salicilik i cili tret dhe parandalon pikat e zeza, trajton aknet dhe i jep lëkurës pamje të lëmuar e me shkëlqim. Formula elegante përthithet lehtësisht nga lëkura dhe ndihmon në reduktimin e yndyrës së lëkurës mikse/të yndyrshme

The Ordinary Salicylic Acid 2% Solution është një eksfoliues me 2% Acid Salicilik (BHA) i cili arrin të depërtojë deri në pore për të shkrirë pikat e zeza, yndyrën e tepërt e çdo papastërti të ‘ngecur’ në pore. Acidi Salicilik është anti-akne e fuqishme, sepse i trajton dhe parandalon ato. Përveç kësaj, duke qenë se poret do jenë më të pastra prej eksfolimit, ingredientët e tjerë të rutinës do të mund të përthithen më shpejt e mirë gjë që mundëson më shumë efikasitet të produkeve të tjera të rutinës. E lë lëkurën të pastër, të lëmuar e me shkëlqim. Acidi ideal për lëkurë mikse/të yndyrshme me akne ose pika të zeza

Përdorimi:

Pasi ta keni pastruar lëkurën, aplikoni disa pika nga serumi në lëkurë të thatë. Vazhdojeni më pas rutinën me hidratuesin. Përdoret 2-3x në javë, në rutinën e mbrëmjes. Mos e përdor bashkë me ingredientë si Benzol Peroksid, Retinoide, Vitaminë C. Lëkura bëhet edhe më e ndjeshme prej përdorimit të Acidit Salicilik ndaj sigurohu ta riaplikosh rregullisht kremin kundër diellit. Nuk lejohet në shtatëzani/gjidhënie

Ingredientët:

Aqua (Water), Saccharide Isomerate, Cocamidopropyl Dimethylamine, Salicylic Acid, Hydroxyethylcellulose, Polysorbate 20, Citric Acid, Sodium Citrate, Sodium Hydroxide, Phenoxyethanol, Chlorphenesin.

Vlerësime

Nuk ka asnjë koment.

Jep një vlerësim për “The Ordinary Salicylic Acid 2% Solution (30ml)”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *