-10%

Youth Lab Retinol Reboot Mask 1pc

Çmimi origjinal qe: 880 L.Çmimi i tanishëm është: 790 L.

Retinol Reboot Mask nga YL është një maskë anti-aging e cila ngadalëson plakjen e parakohshme të lëkurës, i jep lëkurës elasticitet e hidratim ekstra dhe e rigjallëron lëkurën.

Retinol Reboot Mask nga YL është një maskë anti-aging me retinol të gjeneratës së re, e cila ngadalëson plakjen e lëkurës, e qetëson atë, i jep efekt ‘lifting’, e hidraton dhe përmirëson tonin e teksturën e lëkurës pa e irrituar atë. Nëse ke lëkurë të yndyrshme, parandalon prodhimin e yndyrës së tepërt, akumulimin e saj dhe mban pastër poret.

Përmban:

  • Retinol: në trajtë lipozome për ta mbajtur stabël atë dhe për depërtim të njëtrajtshëm. Parandalon plakjen, përmirëson pamjen e lëkurës së dëmtuar prej rrezeve UV. Zbut pamjen e rrudhave, nxit prodhimin e kolagjenit dhe elastinës
  •  Ester Retinoli: nxit prodhimin e kolagjenit, zbut pamjen e rrudhave, i redukton dukshëm ato. Forcon dhe suporton barrierën epidermale të lëkurës mature dhe të dëmtuar prej ‘fotoplakjes’. Kështu, elasticiteti i lëkurës rritet dhe i rikthehet shkëlqimi. Poret qëndrojnë të pastra dhe reduktohet yndyra e tepërt, gjë që rezulton në më pak akne
  • Acid Ferulik: antioksidant i fuqishëm i cili neutralizon dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira të cilët përshpejtojnë plakjen. Parandalon formimin e rrudhave, redukton irritimin, ofron ton të njëtrajtshëm të lëkurës
  •  Acid Hialuronik: Komponent natyror i lëkurës i cili falë aftësisë për të ‘mbajtur’ ujë, vepron si një agjent hidratues i cili zbut pamjen e rrudhave dhe rrit elasticitetin e lëkurës
  • Gluceryl Glucoside: agjent hidratues i cili aktivizon kanalet e hidratimit qelizor. Nxit prodhimin e kolagjenit dhe elastinës, duke i dhënë lëkurës pamje të shndritshme dhe të butë
  • Derivat Hydroxyproline: përmirëson cilësinë e lëkurës duke rritur elasticitetin. Nxit sintezën e ceramideve, riparon dhe forcon barrierën epidermale. Kontribuon në rritjen e niveleve të hidratimit të lëkurës dhe garanton hidratim afatgjatë.

Përdorimi:

Vendoseni maskën në lëkurë të thatë dhe të pastër dhe mbajeni për 20-30 min. Mos e shpëlani, madje masazhoni lëngun e mbetur nga maska në lëkurë. Përdoreni vetëm një herë në javë. Mos e përdor nëse je shtatzënë, në gjidhënie ose nëse ke lëkurë të irrituar.

Ingredientët:

Water, Dipropylene Glycol, Butylene Glycol, Glycerin, Niacinamide, Hydroxyacetophenone, Caprylyl Glycol, Betain, Glyceryl Glucoside, Carbomer, Arginine, 1,2-Hexanediol, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer,Ethylhexylglycerin, Sodium Hyaluronate, Xanthan Gum, Allantoin, Disodium EDTA, Retinol, Retinyl Acetate, Beta-Glucan, Sclerotium Gum, Ferulic Acid, Caprylic/Capric Triglyceride, Acetyl Hydroxyproline, Polyglyceryl-10 Diisostearate, Hydrogenated Lecithin, Astaxanthin, Fullerenes, Pentylene Glycol, Dipotassium Glycyrrhizate, Glycine Soja (Soybean) Oil, Calcium Pantothenate, Ascorbic Acid, PVP, Tocopherol, Linoleic Acid, Ubiquinone, Biotin