Skintegra Atomic (200ml)

2780 L

Skintegra Atomic është një larës vajor i cili pastron papastërtitë, makeupin dhe spf-në në thellësi pa bllokuar poret  a shkaktuar irritime në lëkurë.

Përshkrim

Skintegra Atomic është një larës vajor i cili pastron papastërtitë, makeupin dhe spf-në në thellësi pa bllokuar poret  a shkaktuar irritime në lëkurë.

Me një formulim të balancuar, pH të optimizuar (5.5) dhe butësi, ky larësi nuk shkakton tharje në lëkurë. Tekstura e tij delikate vajore, kur vjen në kontakt me ujin, kthehet menjëherë në qumësht të butë dhe më pas shpërbëhet plotësisht, duke u pastruar pa lënë asnjë mbetje yndyrore.

Nëse nuk ju pëlqejnë larësat klasikë vajor, Atomic do t’ju befasojë, pasi bazohet në lipide të ndryshme – trigliceride kaprilike jo-komedogjenike që kanë një profil kimik jashtëzakonisht të qëndrueshëm dhe jo-irritues, si dhe komponente që lidhen me lëkurën – pararendës të ceramideve (fosfolipide dhe sfingolipide). Këto rregullojnë prodhimin e ceramideve që janë shumë të rëndësishme në lëkurën tonë. Ceramidet janë përgjegjëse për lëkurë të hidratuar, elastike dhe të qëndrueshme.

Atomic përmban bisabolol, squalane dhe ekstrakte antioksiduese nga magnolia, rozmarina dhe hipsi, të cilat luftojnë proceset inflamatore në lëkurë.

Atomic i përshtatet të gjitha tipeve të lëkurave sepse nuk than, yndyros, irriton apo bllokon poret. Për më tepër nuk i vesh as sytë, gjë që e bën atë të sigurt edhe për to.

Skintegra Atomic është formuluar pa shtesa të surfaktantëve të fortë (SLS dhe SLES), alkool të denaturuar, aroma sintetike, ngjyrues dhe irritues të tjerë, dhe është i disponueshëm në paketim higjenik të riciklueshëm me dozimin praktik të produktit (me pompë).

Transporti në Tiranë 70 lekë, në rrethe 140 lekë.
Mbyll