Oil Based Cleanser është një arës vajor i cili shkrin me efikasitet dhe pa shumë mund grimin, kremin kundër diellit, yndyrën e tepërt dhe papastërtitë e tjera të cilat grumbullohen në pore gjatë ditës. Formula është kaq e butë dhe emulsifikohet kur bie në kontakt me ujin duke u shndërruar në trajtë qumështi. Pastrimi i dyfishtë (pra larës vajor+ujor) është teknika ideale e pastrimit për këdo që dëshiron të ketë pore të pastra e të shëndetshme. Nëse poret janë pastra, ingredientët përthithen më mirë dhe gjithashtu parandalohen problematika si: aknet, pikat e zeza. Pavarësisht se merr me vete yndyrën prej poreve, nuk e than lëkurën dhe nuk lë ndjesi yndyre në të, duke e bërë atë ideal për të gjitha llojet e lëkurave, duke nisur nga ato më të yndyrshmet deri tek ato më sensitivet. Pa aromë, ngjyrues dhe i përshtatshëm e për lëkurë sensitive.
Përmban:
- 3% Squalane – zbusin, mbrojnë e hidratojnë lëkurën
- 1% Vitaminë E – me veti forcuese dhe anti-oksiduese (e mbron lëkurën nga dëmet e shkaktuara prej radikaleve të lira)
- 2% vaj
Përdorimi:
Larësi vajor ka një teknikë specifike përdorimi: Aplikoni sasi nga produkti në duar të thata dhe masazhoni butësisht lëkurën. Më pas shtoni ujë të vakët në mënyrë që vaji të shndërrohet në trajtë qumështi. Vazhdoni të masazhoni dhe në fund shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët. Ndiqeni procedurën me larësin ujor.
Larësi vajor është produkti ideal edhe për pastrimin e lëkurës mikse/të yndyrshme sepse largon yndyrën e tepërt nga poret dhe parandalon aknet e shkaktuara prej poreve të bllokuara
Ingredientët:











