Skintegra Spectra (30ml)

2670 L

Skintegra Spectra është një serum me veti hidratuese, qetësuese e antioksiduese. Perfekt sidomos për lëkurat që hasin irritime nga Vitamina C.

Skintegra Spectra është një serum me veti hidratuese, qetësuese e antioksiduese. Perfekt sidomos për lëkurat që hasin irritime nga Vitamina C, sepse antioksiduesi në Spectra është Resveratroli.

Serumi është jokomedogjenik dhe hipoalergjik, i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, dhe sidomos për lëkurën me barrierë hidrolipidike të dëmtuar, që është e prekur nga irritimet, skuqjet apo çrregullimet inflamatore.

Spectra kombinon vetitë qetësuese dhe mbrojtëse të gjalpit shea, panthenolit, allantoinës dhe vitaminës B12 (të përshtatshme për trajtimin e formave të ndryshme të irritimeve dermatologjike, përfshirë ato me etiologji atopike), me efektin antioksidues të ekstraktit të çajit të gjelbër, kafes dhe një nga përbërësit më të fuqishëm nga grupi i polifenoleveresveratroli. Resveratroli është një antioksidues i cili parandalon plakjen e lëkurës, zbeh linjat e holla dhe njëtrajtëson tonin. Është zëvendësues i mirë i vitaminës C për lëkurat qe hasin irritime prej kësaj të fundit.

Lëkurat me një gamë të gjerë çrregullimesh funksionale kronike ose akute (si aknet, rozacea, lëkura e prirur për dermatit, lëkura e irrituar ose e tharë nga trajtimet anti-akne, etj.) mund ta përdorin përditë Spectra sepse ajo hidraton, qetëson dhe ul irritimet. Antioksidantët si resveratroli dhe ekstrakti i çajit të gjelbër futen në grupin e polifenoleve më të njohura që japin rezultate të shkëlqyera në rikuperimin e lëkurës së dëmtuar dhe mbrojnë lëkurën nga stresorët e mjedisit.

Spectra ka një aromë neutrale dhe një teksturë të butë kremoze që shpërndahet njëtrajtësisht. Ajo është vizualisht tërheqëse për shkak të ngjyrës së saj rozë që vjen nga cyanocobalamin, e njohur ndryshe si vitamina B12, përbërësi kryesor aktiv i Spectra që qetëson, ushqen dhe mbron lëkurën e ndjeshme dhe të irrituar.