Tria Light është një trajtues për lëkurat me prirje aknesh dhe pikash të zeza. Perfekt për lëkurat mikse, të yndyrshme dhe akneike, sepse ka teksturë të hollë e cila përthithet shpejt dhe balancon prodhimin e yndyrës, e cila është shkaktare për pikat e zeza dhe aknet.
Tria Light balancon yndyrën, duke reduktuar kështu shfaqjen e akneve dhe komedoneve të reja. Me përdorim të vazhdueshëm, toni dhe tekstura e lëkurës bëhen më të njëtrajtshme dhe lëkura duket më e shëndetshme. Xheli ka dhe veti qetësuese në lëkurë, duke i shërbyer lëkurave akneike.
Përshkrimi i përbërësve aktivë dhe ekstrakteve bimore në produkt:
- Niacinamide (6%) – njëtrajtësojnë tonin, balancojnë yndyrën, trajtojnë aknet, zvogëlojnë pamjen e poreve.
- Carnitine – balancon yndyrën.
- Ekstrakti i çajit të gjelbër – antioksidant.
- Ekstrakti i shkopit të bardhë – pararendës i acidit salicilik, ka veti anti-inflamatore dhe pastruese të poreve.
- Dy forma të vitaminës E – veti antioksiduese.
- Acidi linoleik – mbron lëkurën nga efektet mjedisore.
- Acidi linolenik – ka efekt anti-inflamator, rregullon metabolizmin qelizor.
- Ekstrakti i red willow– veti anti-inflamatore, zvogëlon pamjen e poreve.
- Ekstrakti licorice– veti antioksiduese, njëtrajtëson tonin e lëkurës.
- Allantoin – qetësuese, hidratuese.
- Zinc PCA – trajton aknet, hidraton dhe rigjeneron.
- Bisabolol – përbërës qetsues dhe antibakterial.
- Panthenol – qetëson dhe rigjeneron.
Tria Light mund të aplikohet në të gjithë fytyrën ose vetëm në zonat problematike.
Serumi nuk përmban paraben, aroma, alkool, ngjyrues sintetik apo irritues të tjerë. Vjen i paketuar në një shishe që i mbron përbërësit nga ajrimi dhe ndotja, duke i ruajtur ata të freskët dhe efektiv deri në fund të përdorimit të produktit.










