Úna është një krem zbutës i pasur me lipide, ideal për lëkurën e thatë, të plasaritur, të ndjeshme dhe atopike të fëmijëve dhe të rriturve.
Përban emolientë të butë (trigliceride dhe acide yndyrore që nxisin lipidet natyrore të lëkurës), pararendës të ceramideve që riparojnë dëmtimet e lëkurës, beta-glukan dhe panthenol që qetësojnë inflamacionin (skuqjen dhe kruarjen) dhe vaj kanola që përmban acide yndyrore omega 3 dhe 6 që ushqejnë lëkurën.
ÚNA është testuar nën mbikëqyrjen e një dermatologu tek individë me histori alergjish dhe diagnozë të dermatitit atopik.
Tek ky problem i lëkurës (si dhe në psoriazë), barrierja hidrolipidike që duhet të mbrojë integritetin e lëkurës është shumë e dëmtuar dhe kjo shkakton çarje dhe plasaritje të lëkurës, dhe kështu prirje ndaj infeksioneve. Ceramidet, lipidet që lëkura e shëndetshme i prodhon natyralisht, janë një përbërës shumë i rëndësishëm i barrierës hidrolipidike, dhe pacientët me atopinë kanë një deficit të madh të këtij lubrifikanti natyror të lëkurës.
ÚNA përmban sfingolipide dhe fosfolipide që gjenerojnë ceramide biologjikisht aktive, sfingozinë (e cila rregullon mikrobiomën e lëkurës, që shpesh është e dëmtuar tek dermatiti atopik). Kështu, barriera e dëmtuar hidrolipidike e lëkurës arrin një funksion natyral mbrojtës.
Përveç pararendësve të ceramideve, një përbërës tjetër i rëndësishëm është imunomodulatori carboxymethyl beta glucan (CM beta glucan). Ky është një polisaharid që ka funksione të shumta në aplikim të jashtëm:
- Rigjeneron qelizat përgjegjëse për prodhimin e kolagjenit,
- Promovon funksionin e duhur imun të qelizave të lëkurës,
- Ka efekt antioksidues dhe është provuar se riparon dëmtimet qelizore të shkaktuara nga rrezatimi UVA,
- Në testet e sfidës me detergjent, tregon mbrojtje të konsiderueshme të barrierës hidrolipidike,
- Stimulon shërimin e plagëve duke promovuar riperimimin e epitelit, mobilizimin e makrofagëve (leukociteve) dhe depozitimin e kolagjenit në vendin e dëmtuar.
Beta-glukani në kremin tonë universal neutral (pH 5.5) kombinohet me treshen qetësuese betaine, panthenol dhe bisabolol, të cilat reduktojnë proceset inflamatore, dhe vajin e kanolës, i cili është një burim natyral i acideve yndyrore omega 3 dhe 6 dhe vitaminës E.
Testuar për metale të rënda, përfshirë nikelin. E përshtatshme për përdorim lokal në lëkurën e fëmijëve mbi 4 muaj.
ÚNA është formuluar pa paraben, aroma, alkool, ngjyra sintetike dhe irritues të tjerë dhe vjen me paketim higjenik airless.











