Transparent Lab Super C Serum (30ml)

Çmimi origjinal qe: 2200 L.Çmimi i tanishëm është: 1760 L.

Serum me Vitaminë C në përqëndrim tepër të ulët, tepër xhentil me lëkurën sensitive ose këdo që do të fusë Vitaminën C në rutinë mirëpo nuk di nga t’ia fillojë. Mbron lëkurën nga radikalet e lira, nxit prodhimin e kolagjenit, e mbron nga njollat dhe e hidraton njëkohësisht

Përshkrim

Super C Serum është serumi më i butë me Vitaminë C që gjendet në o’skin, i cili mundëson veti anti-oksiduese e zbardhuese pa aspak irritime. Përkundrazi, formula e tij viskoze ndihet si serum hidratues në lëkurë duke qenë se përmban Acid Hialuronik. Acidi Elagjik luan rol zbardhues e jep anti-oksidantë ekstra në lëkurë, duke e bërë Super C Serum sa xhentil, aq edhe efikas në rezultat

Përmban:

  • 5% Acid Hialuronik i inkapsuluar – veti hidratuese
  • 5% Vitaminë C e inkapsuluar – Vitaminë C rezistente e cila nuk oksidohet dhe nxit prodhimin e kolagjenit, mbron dhe i jep shkëlqim lëkurës, parandalon plakjen e parakohshme qelizore
  • 3% Acid Elagjk i inkapsuluar – efekt zbardhues

Përdorimi:

Pasi ta keni larë fytyrën, aplikoni 2-3 pika nga serumi në fytyrë e qafë dhe masazhojeni derisa të absorbohet. Vazhdojeni rutinën me kremin hidratues dhe kremin e diellit (i domosdoshëm sidomos kur përdorni Vitaminë C). Nëse keni lëkurë mikse/të yndyrshme, mund të mos përdorni fare krem hidratues në mëngjes duke qenë se serumi është vetë goxha hidratues. Për rezultate më të shpejta, të përdoret në mëngjes dhe darkë pasi ndryshe nga Vitaminat C të zakonshme, Super C Serum është i inkapsuluar dhe nuk shkakton asnjë irritim. Lejohet në shtatëzani/gjidhënie

Ingredientët:

Aqua (Water), Propanediol, Glycerin, Ascorbyl Glucoside, Hyaluronic Acid, Ellagic Acid, Sodium Hyaluronate, Mannitol, Phosphatidylcholine, Cholesterol, Dehydroxanthan Gum, Hydrogenated Phosphatidylcholine, Decyl Glucoside, Xanthan Gum, Sodium Phytate, Sodium Chloride, Sodium Benzoate, Potassium Sorbate, Ethylhexylglycerin, Phenoxyethanol, Triethanolamine, Tocopherol

Transporti në Tiranë 70 lekë, në rrethe 140 lekë.
Mbyll