The Ordinary Salicylic Acid 0.5% Body Serum 240ml

Serum eksfoliues për trupin i krijuar për lëkurë me tendencë akneike, me pore, yndyrë të tepërt, teksturë dhe shenja aknesh

Salicylic Acid 0.5% Body Serum është një serum trupi i krijuar për lëkurë me tendencë akneike, targeton parregullsitë e teksturës dhe tonit të lëkurës. Formula ofron eksfolim falë pranisë së Acidit Salicilik, i cili largon qelizat e vdekura të lëkurës dhe papastërtitë e ‘ngecura’ në pore me kalimin e kohës. Acidi Salicilik ka prirje për tu tretur në yndyrë ndaj depërton deri në pore dhe shkrin prej aty yndyrën e tepërt që i bllokon dhe bëhet shkak për akne të reja. Duke qenë se është i krijuar për trupin, ka një aplikator me grykë të hollë për aplikim higjenik dhe praktik në zonat e synuara

Përdorimi:

Në lëkurë të pastër e të thatë, aplikoni disa pika nga serumi. Mund të filloni ta aplikoni 1 herë në ditë dhe më pas 2-3 herë në ditë (pasi lëkura të ketë krijuar tolerancë)

Ingredientët:

Aqua (Water), Propanediol, Sarcosine, Salicylic Acid, Glycerin, Cocamidopropyl Dimethylamine, Citric Acid, Phenoxyethanol, Chlorphenesin.