Transparent Lab C4 Hydrating Milky Toner është një toner hidratues në trajtë qumështi, i formuluar me me përbërës hidratues, qetësues, ushqyes që rivendos dhe forcon funksionet e barrierës së lëkurës. Formula e tij hibride 2-në-1 ofron lehtësinë e një toneri me efikasitetin dhe përqendrimin e një serumi, duke ofruar hidratim të thellë dhe veprim riparues që nga përdorimi i parë. Tekstura e tij e lehtë përthithet shpejt, duke lënë një ndjesi të qëndrueshme hidratimi dhe rehatie gjatë gjithë ditës. Hidraton thellësisht lëkurën, qetëson, riparon, ndriçon dhe forcon barrierën mbrojtëse, duke e përgatitur lëkurën tuaj për hapin e radhës. Ideale për lëkurë të dehidratuar, të ndjeshme e me ndjesi tërheqjeje. I përshtatshëm për tu përzierë me fondatintën tuaj, për përhapje të shpejtë e të njëtrajtshme.
Përmban:
- 4% kompleks peptidesh e Ceramidesh: punojnë në sinergji me njëri tjetrin për të riparuar dhe forcuar barrierën natyrale të lëkurës.
- 3% PCA Sodium: ndihmon në ruajtjen e lagështisë së lëkurës
- 3% Pantenol: i njohur për vetitë e tij qetësuese dhe riparuese
Përdorimi:
Tundeni mirë produktin para çdo përdorimi. Aplikojeni në lëkurë të pastër dhe të thatë. Shmangni aplikimin në lëkurë të lagur. Vendosni një sasi të vogël të produktit në një disk pambuku dhe fërkojeni butësisht në fytyrë dhe qafë, duke shmangur zonën e syve. Mos e shpëlani produktin nga lëkura
Ingredientët:














