-20%

Transparent Lab Well-Aging Body Oil 200ml

Çmimi origjinal qe: 3400 L.Çmimi i tanishëm është: 2720 L.

Miks vajrash hidratues, i pasur në vitamina dhe antioksidantë që ushqejnë, hidratojnë dhe zbusin lëkurën e trupit, duke i shtuar kështu elasticitetin, shkëlqimin dhe butësinë. Ideal për këdo që dëshiron kujdes intensiv për veten.

Well-Aging Body Oil nga Transparent Lab është një vaj i thatë i cili absorbohet shpejt nga lëkura, hidraton dhe ushqen thellësisht, i shton elasticitetin dhe i jep lëkurës shkëlqim të bukur e natyral. I përshtatshëm për qafën, dekoltenë e trupin, ky vaj elegant vepron si emolient, duke garantuar hidratim afatgjatë. Nëse masazhoni me lëvizje rrethore, do të ndjeni efekt tonifikues dhe reduktim të strijave. Mbron lëkurën nga radikalet e lira dhe agjentët e tjerë të jashtëm. Ka përfundim të butë, pa ndjesi vajore pas.

Përmban:

  • 5% Hydra-Firm Complex: ndihmon në lehtësimin e pamjes së strijave dhe shton dukshëm elasticitetin, për ta lënë lëkurën të butë dhe të tendosur
  • 10% Kompleks vajrash hidratues: të pasur në vitamina dhe antioksidantë që mbrojnë lëkurën ndërkohë që e ushqejnë intensivisht
  • 5% Squalane: vepron si emolient, duke garantuar hidratim afatgjatë

Përdorimi:

Hapni dozatorin duke rrotulluar pjesën e sipërme në drejtim të kundërt të akrepave të orës. Aplikojeni në të gjithë trupin duke masazhuar lehtësisht derisa të përthithet plotësisht. Shmangni kontaktin me zonat e ndjeshme. I sigurt për përdorim të përditshëm. Nëse e aplikoni pas locionit të trupit, ndihon në ruajtjen për një kohë të gjatë të aromave dhe në kyçjen e hidratimit.

Ingredientët:

Coco-Caprylate/Caprate, Dicaprylyl Ether, Ethylhexyl Palmitate, Caprylic/Capric Triglyceride, Squalane, Ethyl Macadamiate, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Rosa Canina (Rosehip) Fruit Oil, Aroma (Flavor), Linum Usitatissimum (Linseed) Seed Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Prunus Amygdalus Dulcis (Sweet Almond) Oil, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Oil, Vitis Vinifera (Grape) Seed Oil, Hydrogenated Castor Oil/Sebacic Acid Copolymer, Sesamum Indicum (Sesame) Seed Oil, Glycine Soja (Soybean) Oil, Borago Officinalis (Borage) Seed Oil, Squalene, Hippophae Rhamnoides Fruit Extract, Tocopherol, Beta-Sitosterol, Malic Acid