Wet Skin Sun Protection është një vaj nxirës me përfundim të thatë, me mbrojtje të lartë me beta-karoten dhe teknologji “Wet Skin Application” për aplikim të lehtë edhe në lëkurë të lagur, për të gjitha llojet e lëkurës.
Beta-karoten ofron mbrojtje shumë të lartë ndaj diellit kundër rrezeve UVA & UVB dhe ndjenjë freskie, ndërkohë që stimulon procesin natyror biologjik të nxirjes së padëmshme të lëkurës, prej përmbajtjes së beta-karotenit. Formula ka trajtë spray dhe është rezistente ndaj ujit, ideale për adhuruesit e ujit dhe sportet. Falë teknologjisë së re “Wet Skin Application”, mund të aplikohet në lëkurë të lagur si prej ujit dhe prej djersës, duke siguruar mbrojtje të qëndrueshme kundër rrezatimit UV në çdo lloj aktiviteti në natyrë.
Ka një aromë të mrekullueshme të notave të frutave dhe lulesh të shalqirit, trëndafilit dhe manjolës, për t’ju kujtuar verën! I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, fytyrë e trup. Përvec efektit të mbrojtjes dhe nxirjes natyrale, gjithashtu hidraton lëkurën dhe i jep asaj shkëlqim.
Jo komedogjenik, i testuar dermatologjikisht, pa paraben dhe gluten.
Përdorimi:
Aplikojeni në mënyrë të njëtrajtshme menjëherë para ekspozimit në diell. Shmangni spërkatjen e drejtpërdrejtë në fytyrë dhe mbajini sytë mbyllur fort kur aplikoni produktin. Riaplikoni çdo 2 orë dhe/ose pas djersitjes ose notit













