-20%

Youth Lab Retinol Reboot Hydra-Gel Eye Patches – 1 çift

Çmimi origjinal qe: 590 L.Çmimi i tanishëm është: 470 L.

Çift me patches të cilat targetojnë rrudhat dinamike dhe hidratojnë thellësisht zonën delikate poshtë syve, pa irritime apo dehidratime sepse esenca në të cilën zhyten përmban ingredientë që shtojnë hidratimin

Retinol Reboot Hydra-Gel Eye Patches janë paketim me një çift patches anti-aging me retinol për rikonstruktimin e zonës rreth syve. Zbeh pamjen e linjave të holla dhe rrudhave poshtë syve, i tendos, hidraton dhe njëtrajtëson tonin e lëkurës dhe teksturën e saj në zonën poshtë syve, pa shkaktuar irritim. Formulë e cila përmban retinol të gjeneratës së re, për efekt ‘lifting’ të menjëhershëm si edhe trajton shenjat e moshës rreth zonës së syve dhe ‘crow’s feet’

Përmban:

  • Retinol: Në trajtë lipozome për stabilitet dhe penetrim më të thellë në lëkurë. Parandalon plakjen dhe përmirëson pamjen e dëmtimeve të shkaktuara prej rrezeve UV. Nxit prodhimin e kolagjenit dhe redukton rrudhat permanente
  • Bakuchiol (retinol bimor): Me veti anti-aging të ngjashme si retinoli, por pa efektet anësore të tij; përmirëson pamjen e rrudhave dhe unifikon tonin e pabarabartë të lëkurës. Parandalon formimin e rrudhave të reja dhe ruan hidratimin në lëkurë. Kur kombinohet me retinolin, ky i fundit stabilizohet duke rritur tolerancën ndaj tij (më pak irritim)
  • Acid Hialuronik: Komponent natyral i vetë lëkurës me veti hidratuese dhe efekt ‘plumping’. Rrit elasticitetin e lëkurës dhe zbut rrudhat
  • Niacinamide: Ka veti antioksiduese dhe anti-inflamatore ndaj riparon dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira. Zbardh rrathët e zinj dhe redukton seksionet e pigmentuara. Limiton humbjen e ujit nga lëkura
  • Kompleks Osmolitesh: suporton shërimin e lëkurës, duke nxitur vetitë rigjeneruese të saj. Ruan hidratimin dhe nxit elasticitetin e lëkurës

Përdorimi:

Si hap i fundit i rutinës, vendosni në zonën poshtë syve patches-at sipas formës së posaçme dhe mbajini për 15-20 minuta ose përgjatë gjithë natës. Duke qenë se përmbajnë retinol, nuk rekomandohet ti përdorni gjatë ditës. Nuk lejohen në shtatëzani/gjidhënie