Përshkrim
24h Vitalizing Serum in Oil është serum në trajtë vaji i cili ushqen, rigjeneron, zbut dhe hidraton lëkurën. Përmban vaj Jojoba dhe Susami bashkë me kompleks Lifting Sichuan Pepper të cilët përpos benefiteve të sipërpërmendura, japin efekt lifting, ulin sensitivitetin e lëkurës, reduktojnë skuqjet dhe diskomfortin e lëkurës. E transformon lëkurën duke i dhënë pamje me shkëlqim, më të tendosur, me rrudha më pak të dukshme. Perfekt për lëkurë normale/të thatë sensitive ose të irrituar.
Përmban:
- Kompleks Piperi Sichuan: veprim lifting dhe ul sensitivitetin
- Vaj Jojoba: Funksion rigjenerues, hidratues, tonifikues dhe zbutës
- Vaj susami: Stimulon prodhimin e kolagjenit, veti anti-inflamatore
- Vitaminë E: Veti antioksiduese, forcon barrierën e lëkurës, tonifikon indet
Përdorimi:
Pas pastrimit apliko 2-3 pika në pëllëmbë dhe më pas përhape në lëkurë të thatë. Masazho me mollëzat e gishtave në duar dhe qafë me lëvizje rrethore derisa të përthithet plotësisht. Gjithashtu, mund të aplikosh 2-3 pika serum tek kremi hidratues, miksoi dhe përhape në lëkurë. Mund të përdoret në mëngjes dhe darkë. Shmang kontaktin me sytë!
Ingredientët:
CAPRYLIC/CAPRIC TRIGLYCERIDE, PROPYLENE GLYCOL DIHEPTANOATE, SIMMONDSIA CHINENSIS (JOJOBA) SEED OIL, SESAMUM INDICUM (SESAME) SEED OIL, ZANTHOXYLUM BUNGEANUM FRUIT EXTRACT, LITHOSPERMUM ERYTHRORHIZON ROOT EXTRACT, HELIANTHUS ANNUUS (SUNFLOWER) SEED OIL, OLEYL ALCOHOL, TOCOPHEROL.











