Anti-Stress Body Lotion nga Youth Lab është locion trupi me veti hidratuese, i pasur me kompleks fito-endorfinash që redukton nivelet e stresit në lëkurë, duke krijuar ndjesi euforie. Mbron mikrobiomën, nxit prodhimin e kolagjenit dhe përmirëson nivelet e hidratimit në lëkurë. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, madje edhe ato sensitive. Me aromë të ëmbël Vanilje, portokalli ‘Bergamot’ dhe Jasmine. Aroma qëndron për një kohë të gjatë në lëkurë dhe nuk lë aspak ndjesi ngjitje.
Kombinojeni me mistin Youth Lab Anti-Stress Blooming Garden Body Mist 100ml për aromë të mrekullueshme që qëndron gjatë në lëkurë.
Përmban:
- Kompleks fito-endorfinash ‘piperi i Murgut’, në kombinim me ingredientë antioksidues, shfrytëzon aftësinë e keratinociteve për të prodhuar endorfinë, duke kontribuar në prodhimin e “hormoneve të lumturisë”. Në të njëjtën kohë, ndihmon në rritjen e niveleve të lagështisë dhe rikthimin e elasticitetit të lëkurës, pasi stimulon prodhimin e kolagjenit
- Prebiotikë natyralë: ndihmojnë në ribalancimin e mikrobiotës së lëkurës, duke ushqyer dhe mbrojtur barrierën epidermale
- Kompleks karbohidratesh të ngjashme me të lëkurës: jep ultra hidratim, pasi është i ngjashëm me kompleksin e karbohidrateve që gjendet në NMF. Ai ruan hidratimim duke u lidhur me keratinën, në mënyrë të tillë që të mos largohet lehtësisht nga trupi kështu që kyç hidratimin edhe pas larjes
- NMF kombinuar me Inositol përzihen, përmirësojnë nivelet e lagështisë së lëkurës, reduktojnë humbjen e ujit transepidermal dhe ndihmojnë në rikthimin e elasticitetit dhe butësisë së saj
- Pro-vitamina B5 është një hidratant që mban dhe lidh ujin. Gjithashtu vepron si zbutës, hidratues dhe qetësues i lëkurës, ndërsa e mbron atë edhe nga agresorët e mjedisit
Kortizoli është një nga lojtarët kryesorë kur bëhet fjalë për stresin, i njohur si “hormoni i stresit”. Kur jemi të stresuar, kortizoli clirohet si pjesë e përgjigjes instinktive të trupit tonë “lufto ose ik”. Si rezultat, ai ngadalëson rigjenerimin natyral të qelizave të lëkurës së trupit dhe zvogëlon aftësinë e lëkurës për të mbajtur ujin, gjë që mund të bëhet e dukshme në lëkurën tonë si dehidratim, skuqje ose edhe akne.









