Serum intensiv i cili vepron për të parandaluar dhe reduktuar pamjen e njollave, duke përfshirë: njollat kafe nga dielli, diskolorimet prej çrregullimeve hormonale, njollat e moshës, shenjat e akneve, etj. Eksfolion butësisht lëkurën dhe eliminon qelizat e vdekura nga sipërfaqja e lëkurës duke nxitur shkëlqimin e lëkurës Korrigjon dhe parandalon formimin e diskolorimeve të reja (prej ekspozimit në diell, akneve, moshës, disbalancave hormonale) duke nxjerrë në pah lëkurë më të pastër dhe të zbardhur.
Teksturë e lehtë e cila përshtatet me të gjitha llojet e lëkurës dhe përthithet shpejt.
Përmban:
- Peptide Bio-Mimetike për Melazmën: solucion i gjeneratës së re i cili targeton hiperpigmentimin aktual dhe e parandalon atë.
- Acid Traneksamik: një nga ingredientët 🔝 për veti zbardhuese. Kontribuon në rregullimin e sintezës së melaninës, ka veti anti-inflamatore, etj.
- Acid L-Askorbik i stabilizuar: derivat i stabilizuar i Vitaminës C. Parandalon melanogjenezën, ka veti të shkëlqyeshme antioksiduese ndaj radikaleve të lira dhe nxit prodhimin e kolagjenit
- Acid Glikolok: AHA i derivuar nga bimët i cili normalizon procesin natyral të eksfolimit të lëkurës dhe ndihmon në zbehjen e diskolorimeve. Rinon lëkurën duke nxjerrë në pah lëkurë plot shkëlqim
- Ekstrakt nga rrënja e shafranit: një nxitës i shkëlqimit i cili vepron për të rikthyer lëkurë të njëtrajtshme dhe zbardh njollat kokëforte. Ka 5,8 herë më shumë veti antioksiduese sesa Vitamina E, ofron mbrojtje qelizore prej dëmtimeve nga rrezet UV
Përdorimi
Rekomandohet të përdoret në mbrëmje, në të gjithë fytyrën si hap i parë i rutinës ose pas toner. Vazhdojeni rutinën me kremin hidratues. Nëse e përdorni në mëngjes sigurohuni që të përdorni krem kundër diellit dhe të shmanget ekspozimi në diell direkt pas përdorimit. I sigurt për tu përdorur gjatë shtatzanisë dhe gjidhënies.
Ingredientët
Aqua, Alcohol Denat., Butylene Glycol, Glycolic Acid, Glycerin, Tranexamic Acid, Methyl Gluceth-20, PEG-40 Hydrogenated Castor Oil, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid, Pentasodium Tetracarboxymethyl Acetylhydroxyprolyl Dipeptide-12, Pentasodium Tetracarboxymethyl Dipeptide-51, Allantoin, Tetrahydrocurcumin, Parfum, Polyquaternium 10, Sodium Acetate, Sodium Chloride, Isopropyl Alcohol, Hydroxyethylcellulose, Carbomer, 1,2-Hexanediol, Tetrasodium Glutamate Diacetate, Sodium Metabisulfite, Citronellol, Limonene, Linalool










