Mighty Melt është një balm pastrues delikat me lëkurën, i cili shkrin me efikasitet grimin dhe kremin e diellit, merr me vete papastërtitë dhe yndyrën e tepërt të mbetur në pore duke parandaluar kështu pikat e zeza dhe aknet. Ka teksturë gjalpi i cili shkrin sapo bie në kontakt me ngrohtësinë e duarve dhe rrëshqet butësisht mbi lëkurë, e pastron me efikasitet të lartë dhe nuk lë aspak ndjesi yndyre dhe ruan balancat e barrierës së saj. Duke qenë se balmi kthehet në trajtë qumështi kur bie në kontakt me ujin, është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës dhe nuk lë aspak ndjesi vaji pas. Vegan, pa fragranca e vajra esencialë, pa gluten dhe i sigurt për tu përdorur gjatë shtatzanisë.
Përdorimi:
Aplikoni sasi nga balmi pastrues duar dhe lëkurë të thatë dhe fërkojeni butësisht lëkurën me lëvizje rrethore për rreth 30-60 sekonda. Më pas shtoni ujë të vakët për ta emulsifikuar (kthehet në trajtë qumështi) dhe shpëlajeni. Vazhdojeni rutinën me larësin ujor. Pastruesi vajor përdoret në rutinën e darkës, për të pastruar me efikasitet filtrat e kremit kundër diellit dhe grimin
Ingredientët:
Ethylhexyl Palmitate, Oleyl Erucate, Olive Oil PEG-7 Esters, PEG-20 Glyceryl Triisostearate, Synthetic Wax, Phenoxyethanol, Ethylhexylglycerin









