CELENES by Sweden Lip Balm është një balm i pasur në përbërës thellësisht ushqyes dhe riparues, që riparojnë, rigjenerojnë dhe zbusin buzët e ashpra dhe të thata. Falë pranisë së gjalpit shea, vajit të kokosit, avokados dhe Vitaminës E, përmirëson rrënjësisht buzët tuaja dhe i riparon. Balmi trajton buzët e plasaritura, të thara prej kushteve të stinës dhe faktorëve të jashtëm dhe siguron freskim falë ekstrakteve të mentes që përmban. I mban buzët të hidratuara për një kohë të gjatë prej përmbajtjes së tij termike. Pa alkool, paraben, fragrancë apo përbërës të tjerë të dëmshëm.
Përdorimi:
Aplikoni një shtresë të hollë në buzë sipas nevojës gjatë ditës e natës. Gjatë natës mund të përdoret si maskë ndërsa gjatë ditës, si gloss (në kombinim me lapsin e buzëve që preferoni).
Ingredientët:
Caprylic/Capric Triglyceride, Bis Diglyceryl Polyacyladipate 2, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Microcrystalline Wax, Cocos Nucifera Oil, Persea Gratissima Oil, Tocopheryl Acetate, Citrus Aurantium Dulcis Peel Cera, Vanilla Planifolia Fruit Oil, Pentylene Glycol, Methyl Diisopropyl Propionamide.
















