Krem viskoz për sytë me Bakuchiol dhe Centella Asiatica të fermentuar, për të parandaluar dhe zbehur pamjen e rrudhave anash syve si dhe për veti forcuese + hidratues të zonës delikate poshtë syve. Formula përmban gjithashtu Ceramide NP të ngjashme në strukturë me ato që prodhon vetë lëkura jonë për të kyçur hidratimin në lëkurë. Me përdorim të rregullt, do të vëreni më pak linja të holla e rrudha anash syve, më shumë elasticitet, zbehje të rrathëve të errët dhe pamje më të shëndetshme. Ka aplikator praktik me kokë rrethore prej silikoni i cili masazhon butësisht zonën anash syve, për aplikim të shpejtë pa qenë nevoja ta përhapni me gishta. Bakuchiol është një alternativë bimore e retinoideve i cili rekomandohet për gratë shtatzëna/në gjidhënie ose për këdo që kërkon një trajtues anti-aging por pa përmbajtje retinoli.
Përdorimi:
Pas kremit hidratues, aplikoni mjaftueshëm sasi nga produkti tek zona anash syve dhe përdorni aplikatorin për përhapje sa më uniforme. Mund të përdoret çdo ditë, në mëngjes dhe darkë
Ingredientët:











