CeraVe SA Smoothing Cleanser është një larës shkumues për lëkurë akneike/me pika të zeza i formuluar me Acid Salicilik i cili eksfolion butësisht lëkurën duke larguar qelizat e vdekura, yndyrën e tepërt, papastërtitë, pluhurat nga poret pa e dehidratuar atë. Falë pranisë së Ceramideve, Acidit Hialuronik dhe Niacinamideve, e lë lëkurën të butë, lëmon teksturën, e lë të butë dhe të hidratuar. I përshtatshëm për përdorim si në fytyrë ashtu edhe në trup, sidomos tek lëkurat e prirura ndaj akneve ose që vuajnë nga keratosis pilaris. Kjo formulë është gjithashtu jo-komedogjene, pa aromë dhe e përshtatshme për lëkurë sensitive
Përmban:
- Ceramide – ndihmon në rivendosjen e barrierës natyrale të lëkurës, duke ndihmuar në mbajtjen e lagështisë në të dhe pengimin e depërtimit të elementëve irritues
- Acid Hialuronik – thelbësor për ruajtjen e ekuilibrit të lagështisë së lëkurës. Ndihmon për t’i dhënë lëkurës një teksturë të lëmuar dhe plump
- Niacinamide – mund të ndihmojë në qetësimin e lëkurës, reduktimin e humbjes së ujit përmes epidermës (TEWL) dhe rritjen e lagështisë në shtresën e sipërme të lëkurës
- Acid Salicilik – nxit procesin natyral të eksfolimit të lëkurës, duke ndihmuar që lëkura të ndihet më e butë dhe më e lëmuar. Arrin të depërtojë deri në pore për të larguar prej aty yndyrën e tepërt, pluhurat e papastërtitë gjë që bën që përbërësit e tjerë të absorbohen më shpejt
Përdorimi:
Aplikoni mjaftueshëm sasi nga larësi dhe fërkoni derisa të krijohet shkumë. Mund të përdoret në fytyrë dhe trup. Mos e përdor në të njëjtën rutinë me aktive të tjera si retinoide, Vitaminë C, etj.
Ingredientët:














