3-in-1 Gentle Cleanser nga Skincode është larës në trajtë qumështi i cili pastron papastërtitë, spf dhe grimin në një hap të vetëm. 3 në 1 sepse pastron lëkurën, largon grimin dhe ushqen lëkurën njëkohësisht. Mbron barrierën e lëkurës, nuk shkumos por depërton deri në pore dhe tërheq yndyrën e tepërt dhe pluhurat që mbeten në lëkurë. Rezultati: lëkurë e butë dhe e pastër, e freskët dhe me ndjesi komforti. Perfekt për tu përdorur si larës i vetëm sidomos për lëkurat normale/të thata sensitive. Nuk ka fragrancë, paraben, ngjyrues dhe konservantë. Mund të përdoret dhe në shtatzëni/gjidhënie.
Përmban:
- CM Glukani patentuar dhe në përqëndrim të lartë, i shkallës mjekësore: Riparon, rigjeneron dhe ruan barrierën e lëkurës. Ka veti shëruese dhe qetësuese
- Vaj kajsie: Zbut, ushqen, tonifikon, hidraton, forcon barrierën e lëkurës dhe e riparon atë. I pasur në Pro-vitaminë A dhe Omega 6 e Omega, acide yndyrore të pangopura që ndihmojnë në ngadalësimin e plakjes së parakohshme të lëkurës
- Pantenol: I njohur si Vitaminë B5, ka veti qetësuese, riparuese dhe hidratuese
Përdorimi:
Apliko mjaftueshëm produkt në lëkurë dhe duar të thata dhe masazho me lëvizje rrethore. Shpëlaje lëkurën me ujë të pastër dhe vazhdoje rutinën me tonerin/serumin tuaj të preferuar. Përdoret në mëngjes dhe darkë. I sigurt për tu përdorur edhe në zonën e syve për të larguar grimin. Në rastin e lëkurës normale/të thatë mund të përdoret si larës i vetëm. Në rastin e lëkurës mikse/të yndyrshme përdorni larës ujor pas tij
Ingredientët:
AQUA (WATER), GLYCERIN, PROPANEDIOL, DICAPRYLYL ETHER, SUCROSE STEARATE, CAPRYLIC/CAPRIC TRIGLYCERIDE, AMMONIUM ACRYLOYLDIMETHYLTAURATE/VP COPOLYMER, TOCOPHEROL, SODIUM CARBOXYMETHYL BETA-GLUCAN, PRUNUS ARMENIACA (APRICOT) KERNEL OIL, PEG-20 METHYL GLUCOSE SESQUISTEARATE, SODIUM LEVULINATE, CETEARYL ALCOHOL, ETHYLHEXYLGLYCERIN, SODIUM ANISATE, PANTHENOL, DISODIUM EDTA, CITRIC ACID, PEG-8, ASCORBYL PALMITATE, ASCORBIC ACID, PENTADECALACTONE.













