Daily Sunscreen Gel Cream nga YL është një krem dielli për fytyrën, me pak ngjyrë, për njëtrajtësimin e tonit të pabarabartë të lëkurës, i krijuar enkas për lëkurë mikse/të yndyrshme akneike ose jo
Përmban:
- Niacinamide: riparon dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira, redukton irritimin dhe pigmentimin. Mbron barrierën epidermale, kufizon humbjen e ujit, stimulon prodhimin e kolagjenit
- Vitaminë E: përmirëson nivelet e hidratimit dhe forcon barrierën e lëkurës. E ndihmon atë të luftojë inflamacionin që lidhet me stresin oksidativ. E ndihmon lëkurën të reduktojë efektet e padëshiruara prej ekspozimit në diell
- Filtra me spektër të gjerë: mbrojtje e lartë
- I testuar dermatologjikisht
- Jo-komedogjen, pra nuk bllokon poret ndaj është i sigurt e për lëkurë akneike
- Pa paraben, gluten
Nëse ke lëkurë normale/të thatë, ke opsionin tjetër Youth Lab Daily Sunscreen Cream normal/dry SPF50 (50ml)
Nëse preferon një të tillë por pa ngjyrë, ke versionin pa ngjyrë të përshtatshëm për çdo tip lëkure DAILY SUNSCREEN CREAM non-tinted SPF50 (50ml)
Përdorimi:
Aplikojeni në fytyrë dhe dekolte 30min para ekspozimit në diell. Riaplikojeni çdo 2-3 orë. Ky version kremi kundër diellit përmban vetvetiu komponentë hidratues, ndaj nuk ka nevojë të aplikoni shumë shtresa poshtë










