Dr. Althea 147 Barrier Cream 50ml

2990 L

Dr. Althea 147 Barrier Cream është një krem hidratues shërues i cili i dedikohet lëkurës së thatë, të irrituar ose me barrierë të dëmtuar. Ka teksturë balmi të lehtë që përthithet shpejt nga lëkura pa e rënduar dhe pa ndjesi vaji pas. Ideal për tu përdorur çdo ditë në rastin e lëkurës normale/thatë ose dëmtuar

Dr. Althea 147 Barrier Cream është një krem i avancuar hidratues e rigjenerues i cili qetëson dhe lehtëson lëkurën e irrituar ose të thatë. Shumëfunksional sepse forcon dhe shëron barrierën e lëkurës, e ushqen, i siguron hidratim të thellë, i shton elasticitetin e shkëlqimin e munguar, i jep pamje të lëmuar dhe të shndritshme.

Përmban:

  • ekstrakt të patentuar nga lulja e Paeonia Albiflora: me veti anti-inflamatore, anti-oksiduese, zbardhuese, hidratuese dhe anti-moshë
  • ekstrakt Avokado: për hidratim të thellë, efekt rigjenerues, nxit prodhimin e kolagjenit, përmirëson funksionet e barrierës së lëkurës, shton elasticitetin
  • Ceramide: kyçin hidratimin në lëkurë, zbusin dhe riparojnë dëmtimet
  • vaj Argani e vaj Camellia: ruajnë lagështinë në lëkurë, zbusin, riparojnë barrierën e dëmtuar, shtojnë shkëlqimin dhe elasticitetin
  • Vitaminë E: forcon lëkurën, me veti anti-oksiduese për shpërndarjen e radikaleve të lira
  • 7 lloje Acidi Hialuronik: për hidratim optimal në të gjitha shtresat e lëkurës dhe efekt ‘plump’

Përdorimi:

Aplikoni mjaftueshëm sasi nga kremi si hap i fundit i rutinës së mbrëmjes me seksione (në ballë, tek faqet, tek mjekra dhe tek qafa) dhe përhapeni derisa të absorbohet. Mund të përdoret edhe gjatë ditës, para se të aplikoni kremin kundër diellit

Ingredientët:

Water, Glycerin, Dipropylene Glycol, Cetearyl Alcohol, Caprylic/Capric Triglyceride, Methyl Trimethicone, Hydrogenated Polydecene, 1,2-hexanediol, Phenyl Trimethicone, Vegetable Oil, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Glyceryl Stearate SE, Coptis Japonica Root Extract, Artemisia Princeps Leaf Extract, Persea Gratissima (Avocado) Fruit Extract, Brassica Oleracea Acephala Leaf Extract, Hydrolyzed Gardenia Florida Extract, Paeonia Albiflora Flower Extract, Hydrogenated Lecithin, Sodium Hyaluronate, Cetearyl Olivate, Palmitic Acid, Sorbitan Olivate, C12-16 Alcohols, Behenyl Alcohol, Stearic Acid, Microcrystalline Cellulose, Cetearyl Glucoside, Butylene Glycol, Ethylhexylglycerol, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Poly glyceryl-10 Myristate, Glyceryl Polymethacrylate, Cellulose Gum, Cholesterol, Ceramide NP, Disodium EDTA, Glyceryl Stearate, Methylpropanediol, Maltodextrin, Guaiazulene, Ceramide AS, Ceramide AP, Arginine, Carbomer, Ceramide NS, Ceramide NG, Tocopherol, Dimethylsilanol Hyaluronate, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Potassium Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Dimethylsilanol, Sodium Acetylated Hyaluronate, Ceramide EOP

Vlerësime

Nuk ka asnjë koment.

Jep një vlerësim për “Dr. Althea 147 Barrier Cream 50ml”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *