Footlogix Professional Stainless Steel File

2530 L

Limë profesionale praktike prej çeliku të cilësisë së lartë, e cila largon kallon dhe nxjerr në pah shputë të butë, të lëmuar e të pastër. Doreza praktike mundëson përdorim të pamundimshëm dhe praktik, pa shkaktuar dhimbje edhe nëse e përdorni për një kohë të gjatë. E krijuar enkas për trajtim special të këmbëve, në kushte shtëpie

Professional Stainless Steel File është një limë profesionale prej çeliku të cilësisë së lartë, e dizenjuar me 2 anë dhe e mbështjellë me një dorezë të konturuar – është krijuar për të arritur çdo pjesë të shputës së këmbës dhe është e përshtatshme si për zonat më të ashpra (tek thembra), ashtu edhe për zonat më delikate (si pjesa pranë gishtave). E lehtë në peshë, në përdorim dhe për tu pastruar, kjo limë është zgjidhja ideale për të trajtuar shputat e këmbëve në kushte shtëpie.

Informacion i rëndësishëm: për shkak të dorezës prej gome, lima Professional Stainless Steel File nuk është e përshtatshme për sterilizim në autoclave, ndaj nuk rekomandohet për trajtime pedikyri në sallon. Është e krijuar vetëm për përdorim personal, në kushte shtëpie.

Përdorimi:

Kapeni limën tek doreza dhe limoni me lëvizje lart-poshtë, për të mundësuar rrëzimin përtokë të kallos, qelizave të vdekura dhe papastërtive të grumbulluara në kanalet e thembrave të këmbës. Përdoreni jo më shpesh se 1 herë në javë.