Shimmering Dry Oil është një vaj vezullues me xixa natyrale i cili mund të përdoret për trupin, fytyrën dhe flokët pa e dëmtuar ekosistemin si xixat e zakonshme që identifikohen ndryshe si mikroplastikë. I jep lëkurës pamje ‘sun kissed’, pamje më të shëndetshme e elastike, flokë më të qëndrueshëm dhe më pak ‘frizz’
Përmban:
- esterë nga origjinë natyrale: kanë efekt hidratues që zgjat deri në 8 orë
- Vaj Argani, Susami dhe Lajthie: ushqejnë intensivisht lëkurën, e qetësojnë dhe e mbrojnë nga fotoplakja
- Vaj kallam sheqeri: hidraton thellë, ofron mbrojtje nga nxehtësia, mbron ngjyrën e flokut
- Pro-silanol: kompleks bio-organik silikoni i cili i rikthen jetë lëkurës dhe e mbron nga plakja e parakohshme
- Mica: pluhur vezullues që reflekton dritë, i nxjerrë nga mineralet silikate. I njohur ndryshe si xixa natyrale, përdoret gjerësisht në dermokozmetikë dhe kozmetikë. I sigurt për tu përdorur në lëkurë e flokë, pa efekte anësore
Përdorimi:
Tundeni shishen mirë derisa xixat natyrale të përhapen në mënyrë të njëtrajtshme në gjithë formulën. Përdoreni në lëkurë të thatë në trup (mund të përdoret e në fytyrë në rast lëkure normale/të thatë). Mund të përdoret në flokë të lagur për të ruajtur hidratimin dhe pas tharjes/pjastrës për të shmangur efektin ‘frizz’















