Geek & Gorgeous Calm Down 100ml

3700 L

Serum eksfoliues special, formuluar me acide të buta që pastrojnë sipërfaqen e lëkurës nga aknet e vogla, qelizat e vdekura, copëzat e lëkurës, pikat e zeza dhe yndyra e tepërt. I sigurt për të gjitha tipet e lëkurës, përfshirë atë sensitive

Calm Down është një toner eksfoliues i butë por tepër efektiv, i cili fokusohet në pastrimin e sipërfaqes së lëkurës nga qelizat e vdekura, yndyra e tepërt dhe aknet e shkaktuara si pasojë. Dizenjuar enkas për lëkurën e ndjeshme, me tendencë skuqje dhe që irritohet shpejt nga acidet e tjera. Rezultati: lëkurë e lëmuar, teksturë e rregullt, e shndritshme dhe pa pika të zeza. Formula minimaliste është e sigurt për këdo, madje dhe adoleshentët

Përmban:

  • 3.2% PHA – acidi më i butë në familjen e eksfoliuesve, që përmirëson teksturën e lëkurës, largon qelizat e vdekura nga sipërfaqja e lëkurës dhe gjithashtu ka veti hidratuese
  • 0.8% BHA – pak sasi nga Acidi Salicilik, për të shkrirë yndyrën e tepërt e pikat e zeza nga poret, pa irritim dhe pa dehidratuar lëkurën. Acidi Salicilik është gjithashtu përbërës anti-akne
  • Pantenol – qetëson skuqjet dhe inflamacionin, parandalon irritimet
  • Ekstrakt Kaktus – përmban peptide të peshës së ulët molekulare, minerale dhe karbohidrate, me efekt hidratues dhe qetësues

Përdorimi:

Aplikoni 2-3 pika nga serumi në lëkurë të pastër e të thatë, si hap i dytë i rutinës (pas larjes) dhe përhapeni në gjithë fytyrën. Më pas aplikoni kremin hidratues (ose serum hidratues nëse përdorni). Përdoreni 2-3 herë në javë, vetëm në darkë. Gjatë ditës mos neglizhoni kremin kundër diellit. Lejohet në shtatëzani dhe gjidhënie

Ingredientët:

Aqua (Water), Glycereth-26, Gluconolactone, Lactobionic Acid, Propanediol, Salicylic Acid, Panthenol, Glycerin, Opuntia Ficus‐Indica (Prickly Pear) Extract, Saccharomyces Cerevisiae Extract, Phragmites Kharka (Topical Reed) Extract, Poria Cocos Extract, Sodium Hydroxide, Phenoxyethanol