aPAD është serum me 20% derivat i Acidit Azelaik (Potassium Azeloyl Diglycinate, PAD) i cili trajton disa problematika njëkohësisht. Zbeh shenjat e akneve, balancon yndyrën, qetëson skuqjet, mban nën kontroll Rosacea, ul inflamacionin, ka veti anti-oksiduese e anti-bakteriale. Pra aPAD gëzon të gjitha vetitë që gëzon Acidi Azelaik mirëpo ka potencial më të ulët irritimi. Për benefite të dukshme kërkon përdorim të rregullt dhe afatgjatë. Ka teksturë të lehtë ujore e cila absorbohet lehtë nga lëkura. Produkti ideal për këdo që ka lëkurë akneike/me shenja aknesh ose Rosacea.
Përdorimi:
Aplikoni 2-3 pika serum në lëkurë të thatë dhe masazhojeni derisa të absorbohet. Vazhdojeni rutinën me produktet e tjera të rutinës si zakonisht. Acidi Azelaik është një lloj ingredienti që mund të kombinohet me të gjitha aktivet, psh. Retinoide, Vitaminë C, eksfoliues, etj. e mund të përdoret si në mëngjes edhe në darkë.
Ingredientët:
Aqua (Water), Methyl Gluceth-20, Saccharide Isomerate, Glycerin, Madecassoside, Beta-Glucan, 1,2-Hexanediol, Citric Acid, Sodium Citrate, Caprylyl Glycol, Carbomer, Sodium Hydroxide, Ethylhexylglycerin, Phenoxyethanol










