Geek & Gorgeous Cheer Up 100ml

3700 L

Kombinim i zgjuar i acideve anti-akne (mandelik dhe salicilik), i cili mundëson trajtimin e akneve, pastrimin e poreve nga pikat e zeza dhe yndyra e tepërt dhe largimin e qelizave të vdekura nga sipërfaqja e lëkurës. Lëkura do të jetë më e pastër, toni më i shndritshëm dhe tektura më e lëmuar që në përdorimin e parë

Cheer Up është një serum i fuqishëm eksfoliues i cili trajton aknet dhe shkrin pikat e zeza dhe yndyrën e tepërt që i shkaktojnë. Kombinimi i AHA dhe BHA vepron si në sipërfaqe, ashtu edhe në pore – për të garantuar teksturë e pore të pastra dhe ton të shndritshëm të lëkurës. Mund të përdoret edhe nëse keni lëkurë sensitive

Përmban:

  • 5% Acid Mandelik – lloj AHA-je me veti anti-bakteriale, i cili i dedikohet akneve dhe shenjave post-akne po ashtu
  • 1% Acid Salicilik – lloj BHA-je me veti të fuqishme anti-akne, shkrin pikat e zeza dhe redukton yndyrën e tepërt
  • Sarcosine – aminoacid i cii balancon prodhimin e yndyrës, ‘ngushton’ poret dhe unfikon tonin e pabarabartë të lëkurës

Përdorimi:

Aplikoni 2-3 pika nga serumi në lëkurë të pastër e të thatë, përhapeni në gjithë fytyrën dhe masazhoni derisa të përthithet. Të përdoret vetëm në rutinën e darkës, 2 herë në javë. Mos e përdorni bashkë me aktive të tjera si retinoide, Vitaminë C, Benzol Peroksid, etj. (alternojini në netë të ndryshme). Lejohet në shtatëzani/gjidhënie

Ingredientët:

Aqua (Water), Propanediol, Mandelic Acid, Salicylic Acid,  Xylitylglucoside, Anhydroxylitol, Xylitol, Sarcosine,  Butylene Glycol, Pentylene Glycol, Glucose,  Xanthan Gum, Sodium Hydroxide, Phenoxyethanol