The Ordinary Glycolic Acid 7% Toning Solution (240ml)

Çmimi origjinal qe: 2290 L.Çmimi i tanishëm është: 1950 L.

Eksfoliues multi-funksional me Acid Glikolik i cili mund të përdoret për fytyrën për të zbehur hiperpigmentimin, linjat e holla, për trajtimin e akneve, për gjallërimin e lëkurës pa shkëlqim e pa jetë. Targeton gjithashtu problematika të tjera si zbokthi, këmbët luleshtrydhe, hiperpigmentim në trup, akne në trup, thembrat e çara, etj.

Përshkrim

Glycolic Acid 7% Toning Solution është toner eksfoliues i cili largon qelizat e vdekura nga sipërfaqja e lëkurës, nxit rigjenerimin qelizor duke zbehur hiperpigmentimin, redukton pamjen e linjave të holla/rrudhave, ka veti humektante pra pengon humbjen e lagështisë nga lëkura, i shton lëkurës shkëlqim dhe e rigjallëron

Mund të përdoret gjithashtu për:

  • Aknet në trup (2-3x në javë në lëkurë të thatë)
  • Zbokthin (15-20 minuta para se të lani flokët)
  • Zonat e hiperpigmentuara (poshtë sqetullave, bikini) (2-3x në javë pas larjes, por në lëkurë të thatë)
  • Këmbët luleshtrydhe prej depilimit me makinë/brisk (jo direkt pas depilimit, 2x në javë)
  • Thembrat e çara
  • Gjunjtë dhe bërrylat e thatë e me hiperpigmentim

Përdorimi:

Pasi ta keni pastruar fytyrën, aplikoni në lëkurë të thatë sasi nga produkti me duar ose me disk pambuku. Vazhdojeni rutinën me serumin dhe kremin hidratues. Të përdoret 2-3x në javë. Mos e përdorni në të njëjtën rutinë me retinoide apo Vitaminë C. Nuk lejohet në shtatëzani/gjidhënie

Ingredientët:

Aqua (Water), Glycolic Acid, Rosa Damascena Flower Water, Centaurea Cyanus Flower Water, Aloe Barbadensis Leaf Water, Propanediol, Glycerin, Triethanolamine, Aminomethyl Propanol, Panax Ginseng Root Extract, Tasmannia Lanceolata Fruit/Leaf Extract, Aspartic Acid, Alanine, Glycine, Serine, Valine, Isoleucine, Proline, Threonine, Histidine, Phenylalanine, Glutamic Acid, Arginine, Pca, Sodium Pca, Sodium Lactate, Fructose, Glucose, Sucrose, Urea, Hexyl Nicotinate, Dextrin, Citric Acid, Polysorbate 20, Gellan Gum, Trisodium Ethylenediamine Disuccinate, Sodium Chloride, Hexylene Glycol, Potassium Sorbate, Sodium Benzoate, 1,2-Hexanediol, Caprylyl Glycol

Transporti në Tiranë 70 lekë, në rrethe 140 lekë.
Mbyll