Blemish Control BHA Cleanser është larës në trajtë xheli jo-shkumues i dizenjuar specifikisht për lëkurë me tendencë akneike. Falë formulës së tij ekskluzive me bazë Acidi Salicilik (BHA), ai arrin të depërtojë brenda poreve për të pastruar thellë lëkurën. Është në gjendje të eliminojë papastërtitë dhe sebumin e tepërt pa e tharë lëkurën dhe pa shkaktuar skuqje. Formula e xhelit përmban gjithashtu aminoacide, glicerinë dhe nivel të ulët surfaktantësh për të siguruar efektivitetin e procesit të pastrimit pa ndryshuar ekuilibrin natyral të lëkurës, duke e lënë lëkurën të butë, të hidratuar dhe të shëndetshme. Ideal për lëkurë mikse/të yndyrshme me tendencë akneike.
Përmban:
- 5% Glicerinë e cila hidraton dhe qetëson lëkurën
- 2% Acid Salicilik trajton aknet, largon pikat e zeza, qelizat e vdekura dhe papastërtitë e mbetura në pore
- 1% Kompleks aminoacidesh për efekt hidratimi e mbrojtje
Përdorimi:
Aplikoni sasi produkti në fytyrë të lagur dhe masazhojeni lëkurën. Më pas shpëlajeni lëkurën dhe vazhdojeni rutinën me serumin e kremin hidratues. Nuk rekomandohet të përdoret 2 herë në ditë. Nëse përdorni grim, rekomandohet të përdoret një larës vajor/balm paraprakisht në rutinën e darkës pasi nuk shkumos dhe nuk e shkrin dot efektivisht.
Kujdes!
Evitoni zonën e syve dhe të gojës. Në rast kontakti me to, shpëlajeni zonën me ujë të bollshëm. Mos e përdor në lëkurë të irrituar. Nuk lehjohet në shtatëzani/gjidhënie.
Ingredientët:
















