-20%

Her Own Alone Intimate Cleanser 300ml

Çmimi origjinal qe: 2500 L.Çmimi i tanishëm është: 2000 L.

Larës intim i dizenjuar për zonën delikate të vaginës, i cili përmban probiotikë, prebiotikë dhe acid laktik të cilët ushqejnë bakteret e mira të zonës vaginale dhe ruajnë balancën e pH, duke parandaluar dhe trajtuar kështu infeksionet e mundshme të shkaktuara nga këto disbalanca. Lejohet të përdoret duke nisur nga fëmijë 12+ vjeç. I lejueshëm gjatë shtatëzanisë/gjidhënies.

Larës intim i krijuar për zonën delikate të vaginës, formula e të cilit është e zhvilluar në laborator dhe e rekomanduar nga gjinekologë ndërkombëtarë, ideale për zonat më të ndjeshme. Pastron butësisht ndërsa rikthen ekuilibrin e mikrobiomës natyrale, duke dhuruar një ndjesi pastërtie dhe rehatie që zgjat. Kombinimi unik i probiotikëve, prebiotikëve dhe acidit laktik siguron freski afatgjatë dhe ofron një mburojë efektive mbrojtëse ndaj tharjes dhe irritimeve. Falë sistemit të saj të buferimit, vetitë e dobishme dhe vlera e pH 4 mbeten plotësisht të pandryshuara edhe gjatë kontaktit me ujin.

Benefitet:

  • Parandalon dhe ndihmon në menaxhimin e infeksioneve intime duke ruajtur florën mbrojtëse

  • Falë probiotikëve, mbron lëkurën nga bakteret e dëmshme, duke ruajtur ekuilibrin natyral të mikrobiomës

  • Prebiotikët ushqejnë bakteret e dobishme dhe forcojnë barrierën mbrojtëse

  • Acidi laktik (pH 4) vepron si ruajtës natyral i ekuilibrit acid, duke ulur rrezikun e irritimeve dhe çrregullimeve

  • Formula e pastër pa parfum, pa alkool, konservantë mbron maksimalisht zonën intime

300ml sasi që zgjat 6 muaj, nëse e përdorni në mëngjes dhe mbrëmje

Përdorimi:

Pomponi pak sasi nga larësi intim në duar të lagura dhe shpërndajeni me kujdes në zonën intime. Shpëlajeni me ujë të bollshëm dhe thajeni zonën me peshqir. Mund të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje. Lejohet në shtatzëni/gjidhënie.

Ingredientët:

Aqua, Decyl Glucoside, Sodium Lactate, Lactic Acid, Alpha-Glucan Oligosaccharide, Xanthan Gum, Lactobacillus Ferment Lysate, Pentylene Glycol