Hyaluronic Acid Hydra power Essence është esencë hidratuese me Sodium Hyaluronate natyral dhe të pastërtisë së lartë (molekula më e vogël e acidit hialuronik) e cila depërton deri në shtresat më të thella të lëkurës, hidraton intensivisht lëkurën, i jep efekt plumping, e zbut dhe i jep pamje të shëndetshme. Formula minimaliste e pastër dhe e thjeshtë përmban pak ingredientë për ta bërë esencën sa më pak irrituese dhe të përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës.
Përmban:
- Përqëndrim të lartë acidi hialuronik: esenca ujore në trajtë xheli bën të mundur që hidratimi të mos humbasë nga lëkura, ‘mbush’ linjat e holla me hidratim duke i bërë ato më pak të dukshme
- Ujë Hippophae Rhamnoides: mbron elementet e barrierës së lëkurës prej dëmtimeve nga radikalet e lira
- Butylene Glycol, Pantenol, Glicerinë: hidratojnë dhe mbrojnë lëkurës
Përdorimi:
Aplikoni sasi produkti sipas dëshirës dhe nevojës në lëkurë paksa të lagësht në rutinën e mëngjesit dhe mbrëmjes. Masazhojeni derisa të përthithet. Vazhdojeni rutinën me serumin tuaj dhe kremin hidratues
Ingredientët:
Hippophae Rhamnoides Water, Butylene Glycol, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Sodium Hyaluronate, Panthenol, Ethyl Hexanediol











