Kooswalla Cherry Blossom Shower Gel 500ml

2000 L

Larës nga Kooswalla me aromë magjepsëse lule-qershie që zgjon shqisat tuaja dhe mbështjell lëkurën me hidratim dhe butësi. Formula e pasur në përbërës hidratues dhe qetësues është e sigurt për tu përdorur edhe për fytyrën (çdo tip lëkure).

Cherry Blossom Shower Gel nga Kooswalla është një larës për trupin i cili pastron butësisht, hidraton, zbut dhe e mbështjell lëkurën me aromën magjepsëse të lules së qershisë. Përkëdhelni veten dhe zhytini shqisat në aromën e mrekullueshme të larësit, i cili mbush çdo ambient me aromë lulesh të këndshme për shqisat. E lë lëkurën të butë, të lëmuar dhe të shndritshme pas çdo përdorimi. Ky larës është shpërblimi yt pas një dite të gjatë e të lodhshme. Ajo që e bën larësin tepër të veçantë: është i sigurt për tu përdorur edhe për fytyrën.

Përmban:

  • Esencë lulesh qershie: ofron një aromë magjepsëse dhe freski pranverore që zgjat

  • Agjentë të butë pastrues: heqin papastërtitë në mënyrë efektive pa e tharë lëkurën

  • Glicerinë: ndihmon në tërheqjen dhe ruajtjen e lagështisë, duke e mbajtur lëkurën të hidratuar

  • Vajra natyralë: ushqejnë thellësisht dhe promovojnë një pamje të shëndetshme e rrezatuese të lëkurës

  • Ekstrakte bimore ushqyese: sigurojnë një formulë të qetësuese, të përshtatshme edhe për llojet e lëkurës së ndjeshme

Përdorimi:

Aplikoni mjaftueshëm sasi nga larësi në duar të lagura dhe fërkoni derisa të krijohet shkumë. Mund të përdoret në mëngjes dhe darkë. E veçanta: mund të përdoret edhe për fytyrën. Nëse e kombinoni me locionin e trupit Kooswalla Cherry Blossom Body Lotion 250ml, aroma do të mbetet më gjatë në lëkurë.

Ingredientët:

Water, Sodium Lauroylsarcosinate, Sodium Lauroamphoacetate, Cocoamidopropyl Betaine, Glycerol, Coconut Diethanol Amide, Phenoxyaethanolum, Hypromellose, Parfume, Citric Acid, Sodium Chloride, Lactococcus Ferment Extract, Cherry Blossom Extract.