Kooswalla Cherry Blossom Body Lotion 250ml

2000 L

Locion i hollë hidratues me aromë delikate lulesh qershie, i cili garanton hidratim afatgjatë dhe e zbut lëkurën pa lënë aspak ndjesi yndyre. Formula përthithet menjëherë nga lëkura, e mbush me aromë të mrekullueshme dhe i jep pamje të lëmuar dhe elastike.

Cherry Blossom Body Lotion nga Kooswalla është një locion për trupin me aromë të ëmbël dhe delikate lulesh, i cili ka teksturë të lehtë por thellësisht hidratuese, pa lënë ndjesi yndyre në lëkurë. Rivendos lagështinë, e bën lëkurën të butë e të lëmuar. I pasur me përbërës ushqyes dhe ekstrakte hidratuese, e lë lëkurën të butë, të lëmuar dhe me aromë të këndshme.

Përmban:

  • Gjalp Shea: jep hidratim intensiv, ushqen dhe zbut lëkurën e thatë, forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës
  • Vaj bajameje: ushqen dhe zbut lëkurën, rrit elasticitetin, pengon humbjen e lagështisë nga lëkura, ka veti anti-oksiduese
  • Glicerinë: tërheq dhe ruan lagështinë në lëkurë, parandalon tharjen, e lë lëkurën të butë dhe të hidratuar për një kohë të gjatë
  • Ekstrakte bimore: qetësojnë dhe freskojnë lëkurën, jep efekt anti-oksidues
  • Vitamina: ushqejnë lëkurën, rigjenerojnë, mbrojnë nga radikalet e lira
  • Aromë të luleve të qershisë: me aromë elegante, delikate dhe relaksuese. E ruan aromën për orë të tëra.

Përdorimi:

Aplikoni mjaftueshëm sasi nga locioni në lëkurë, pasi të keni përdorur larësin Kooswalla Cherry Blossom Shower Gel 500ml. Kështu, aroma do jetë më intensive dhe do qëndrojë më gjatë në lëkurë.

Ingredientët:

Water, Polyethylene Glycol Monostearate, Palmitic Acid Isopropyl Ester, Jojoba oil, Vaseline, Phenoxyaethanolum, Parfume, D-Trehalose Anhydrous, Glycerol, Polyacrylamide, Cherry Blosson Extract