Sea Salt Body Lotion nga Kooswalla është një locion i hollë për trupin i cili ju jep ndjesinë e një arratisjeje bregdetare, falë aromës së freskët të kripës së detit. Ky locion luksoz përthithet menjëherë nga lëkura dhe i jep hidratim të thellë, e ushqen, e zbut dhe i jep një aromë të freskët e të pastër që qëndron gjatë në lëkurë.
Përmban:
-
Gjalpë Shea: Ushqen intensivisht dhe riparon barrierën mbrojtëse të lëkurës
-
Vaj Bajame: Zbut dhe lëmon lëkurën, duke i dhënë asaj një pamje të shndritshme
-
Minerale të kripës së detit: Ndihmojnë në qetësimin dhe detoksifikimin e lëkurës, duke dhuruar ndjesinë e një dite në plazh
-
Vitamina E: vepron si antioksidant për efekt mbrojtës dhe ristrukturues ndaj lëkurës
-
Ekstrakt kamomili dhe Aloe Vera: qetësojnë skuqjet dhe irritimet, duke i dhënë lëkurës ndjesi rehatie të menjëhershme
Përdorimi:
Aplikni mjaftueshëm sasi nga locioni i trupit në lëkurë dhe masazhoni derisa të përthithet plotësisht nga lëkura. Mund ta ri-aplikoni sa herë të ndjeni që lëkura ka nevojë për hidratim. Nëse aplikoni paraprakisht larësin me të njëjtën aromë: Kooswalla Sea Salt Shower Gel 500ml, aroma do të mbetet më gjatë në lëkurë.
Ingredientët:
Water, Bifida Ferment Lysate, Glycerol, Nicotinamide, Propan-1,3-diol, D-Trehalose anhydrous, Ammonium Polyacryloyldimethyl Taurate, Triethylhexanoin, Polyacrylamide, Allantoin, Chrysanthellum Indicum, Calendula Officinalis, Poncirus Trifoliata, Decamethylcyclopentasiloxane, Phenoxyethanol, Propylene Glycol, Centella Asiatica, Parfume.











