La Roche Possay Redermic R Retinol Cream 30ml

Çmimi origjinal qe: 6140 L.Çmimi i tanishëm është: 5530 L.

Serum kremoz me Retinol i cili përshpejton rigjenerimin qelizor të lëkurës dhe redukton dukshëm rrudhat, njollat, largon qelizat e vdekura (falë LHA) dhe rivitalizon lëkurën pa elasticitet e pa jetë. I përshtatshëm për fillestarët ose përdorues të mëparshëm të retinoideve

Përshkrim

Redermic R Retinol Cream është një trajtues intensiv me retinol, i cili lufton rrudhat, përmirëson teksturën e lëkurës, zbeh njollat dhe është delikat me lëkurën e ndjeshme njëkohësisht. Targeton kryesisht rrudhat anash syve, në ballë, anash buzëve (shenjat e mimikës). Tekstura kremoze por njëkohësisht e hollë përhapet lehtësisht në lëkurë, duke e lënë lëkurën të butë dhe me shkëlqim

Përmban:

  • Retinol të pastër – bën rigjenerimin qelizor, qelizat e vjetra dhe të maturuara i zëvendëson me qeliza të reja për të përmirësuar pamjen e rrudhave dhe teksturën e lëkurës
  • LHA – derivat i butë i Acidit Salicilik i cili largon qelizat e vdekura nga lëkura dhe përmirëson teksturën
  • Glicerinë – humektant i cili tërheq lagështinë nga atmosfera dhe ia përcjell lëkurës
  • Ujë Termal – i pasur në minerale, forcon lëkurën, qetëson dhe ka veti anti-oksiduese (mbrojtëse)

Përdorimi:

Aplikoni sasi sa një kokërr bizele, në lëkurë të pastër e të thatë (fytyrë dhe qafë) dhe më pas aplikoni kremin hidratues. Gjatë ditës sigurohuni që po përdorni rregullisht kremin kundër diellit. Të përdoret 2-3 herë në javë në dy javët  e para dhe më pas mund të përdoret më shpesh. Nuk lejohet në shtatëzani/gjidhënie

Ingredientët:

AQUA / WATER • ISOSTEARYL NEOPENTANOATE • GLYCERIN • OCTYLDODECANOL • PROPYLENE GLYCOL • PENTYLENE GLYCOL • ACRYLAMIDE/SODIUM ACRYLOYLDIMETHYLTAURATE COPOLYMER • CETEARYL ALCOHOL • GLYCINE SOJA OIL / SOYBEAN OIL • TRIETHANOLAMINE • ISOHEXADECANE • SODIUM HYALURONATE • RETINOL • RETINYL LINOLEATE • ADENOSINE • CAPRYLOYL SALICYLIC ACID • CAPRYLYL GLYCOL • POLYSORBATE 80 • PHENOXYETHANOL • PARFUM / FRAGRANCE

Transporti në Tiranë 70 lekë, në rrethe 140 lekë.
Mbyll