La Roche Possay Retinol B3 Pure Retinol Serum 30ml

Çmimi origjinal qe: 5500 L.Çmimi i tanishëm është: 4950 L.

Serum anti-rrudhë me retinol dhe përbërës hidratues i cili lufton rrudhat, rivitalizon lëkurën, e hidraton dhe ka potencial të ulët irritimi. Ideal për fillestarët dhe përdorues të mëparshëm të retinoideve

Përshkrim

Retinol B3 Pure Retinol Serum është një serum anti-rrudhë i cili i zbeh dhe parandalon, njëkohësisht përmirëson tonin dhe teksturën e pabarabartë të lëkurës. Me përdorim të rregullt, rigjeneron qelizat, rinon lëkurën, i shton elasticitetin, shkëlqimin dhe e hidraton. Ka teksturë viskoze, e cila përhapet dhe përthithet shpejt dhe i jep pamje më elastike, të shndritshme e të hidratuar lëkurës që në përdorimin e parë. I përshtatshëm për fillestarët dhe përdorues të mëparshëm të retinoideve

Përmban:

  • Retinol të pastër – bën zëvendësimin qelizor ndaj lëkura rigjenerohet dhe rinohet
  • Niacinamide – forcon barrierën, zbardh diskolorimet, minimizon poret, pengon humbjen e lagështisë
  • Acid Hialuronik – hidraton lëkurën, mbron barrierën, rrit peshën e vet molekulare ndaj i jep efekt tendosës lëkurës
  • Glicerinë – humektant ultra-hidratues i cili tërheq e lagështinë nga atmosfera dhe ia tejçon lëkurës
  • Dimethicone – mbron lëkurën nga agresorët e jashtëm dhe pengon humbjen e lagështisë
  • Ujë termal – i pasur në minerale dhe probiotikë, qetëson lëkurën, suporton barrierën, ka veti anti-oksiduese

Përdorimi:

Aplikoni 2-3 pika nga serumi në lëkurë të thatë, në rutinën e darkës. Mos e përdorni në të njëjtën rutinë me eksfoliues apo Vitaminë C. Gjatë ditës përdorni krem kundër diellit. Nuk lejohet në shtatëzani dhe gjidhënie

Ingredientët:

AQUA /WATER / EAU • GLYCERIN • CYCLOHEXASILOXANE • ALCOHOL DENAT. • PENTYLENE GLYCOL • NIACINAMIDE • DIMETHICONE • GLYCINE SOJA OIL / SOYBEAN OIL • PPG-6-DECYLTETRADECETH-30 • SODIUM HYALURONATE • RETINOL • ADENOSINE • AMMONIUMPOLYACRYLOYLDIMETHYLTAURATE • CAPRYLYL GLYCOL • CITRIC ACID • TRISODIUM ETHYLENEDIAMINE DISUCCINATE • XANTHAN GUM • POLYSILICONE-11 • RETINYL PALMITATE • TOCOPHEROL • PHENOXYETHANOL • PARFUM/ FRAGRANCE

Transporti në Tiranë 70 lekë, në rrethe 140 lekë.
Mbyll